Applications Management Development (AMD) në bashkëpunim me Lufthansa Industry Solutions fton të gjithë studentët e degës TIK me ide inovative në fushën e Sistemeve të Sigurisë të bëhen pjesë e këtij konkursi.
Fushat kryesore të konkursit janë:
- IoT
- Sistemi i kontrollit të hyrjes
- Automatizimi i dhomës
- Menaxhimi i identitetit, dhe shumë më tepër …
Nëse plotësoni një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme mund të bëheni pjesë e garës publike Awards 3S Competition:
- Ju jeni një ndivid apo ekip i interesuar në zhvillimin e sistemve inteligjente të sigurisë dhe keni eksperiencë në fushat e përmendura më lart e kërkoni të eksperimentoni me mjete si: Arduino, Alexa, Google Home,
- Ju keni një ide por nuk keni gjetur mundësinë ta zhvilloni atë
Atëherë ky është rasti perfekt për të na treguar aftësitë tuaja dhe zhvillimin e një prototipi.
Çmimet për individët/ekipin me idenë më të mirë:
- Internship i paguar
- Udhëtim në Gjermani
- Paisje inteligjente
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.