Në vazhdim të takimeve të mëparshme për OpenStreetMap, mblidhemi sërish, këtë herë për të mësuar më shumë për JOSM (Java OpenStreetMap Editor) dhe benefitet e përdorimit të saj. Të gjithë janë të mirëpritur.
Rreth Projektit OpenStreetMap:
OpenStreetMap (OSM) është një projekt virtual bashkëpunues me qëllim krijimin e hartës botërore së redaktueshme nga të gjithë. Hartat krijohen me anë të të dhënave të marra nga paisje portable GPS, fotografimi ajror, burime të tjera për përdorim publik apo edhe nga njohuria lokale. Si imazhet ashtu edhe grafikat vektoriale mund të shkarkohen nën liçensën Open Database License. OpenStreetMap është krijuar nën shembullin e Wikipedia. Përdoruesit e regjistruar mund të ngarkojnë regjistra GPS dhe të redaktojnë të dhënat vektoriale me anë të mjeteve të vëna në dispozicion.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.