Konkursi Europian i Inovacionit Social - Business Magazine Albania

Konkursi Europian i Inovacionit Social


konkursi-europian-inovacionit-social-businessmag

Konkursi Europian i Inovacionit Social 2017 ka për qëllim të bëjë ndryshimet teknologjike dhe transformimin dixhital më përfshirës. Të 3 fituesit e konkursit do të marrin secili një çmim prej 50,000 €. Konkursi është i hapur për aplikime deri më 7 prill 2017. 

Tema për vitin 2017: Rigjenerim i barazisë

Konkursi Europian i Inovacionit Social 2017 kërkon të “risjell” barazi duke frymëzuar qasje të freskëta dhe energjike për përfshirjen dixhitale, lidhjen dhe zhvillimin e aftësive.

Konkursi është në kërkim të ideve frymëzuese, të mëdha dhe të vogla, nga njerëzit e gjithë Evropës që besojnë në ndërtimin e një ekonomie të vërtetë gjithëpërfshirëse duke bërë që për shumicën e aftësive dhe teknologjive të mbyllet hendeku në shoqërinë tonë.

Konkursi synon të mundësojë rritjen gjithëpërfshirëse duke inkurajuar ide për t’i pajisur njerëzit me aftësitë që ata kanë nevojë për të konkurruar në një ekonomi që ndryshon. Ne duam që novatorët të krijojnë modele të biznesit, duke i dhënë të gjithëve një shans të barabartë për të kapur mundësitë që sjell ndryshimi teknologjik.

Konkursi është i hapur për sipërmarrësit, krijuesit social, studentët, designers, dizajnerat, amatorët e teknologjisë, edukatorët, dhe njerëzit nga prejardhje të ndryshme nga e gjithë Europa.

Idetë mund të përfshijnë këto pika, por nuk ka kufizime:

  • Teknologjitë e reja dhe modelet e biznesit që e bëjnë ekonominë dixhitale më përfshirëse ose përdorin zgjidhje bashkëpunuese për të reduktuar pabarazinë;
  • Risi që fuqizojnë njerëzit e pafavorizuar për të marrë pjesë plotësisht në ekonominë dixhitale dhe për të fituar të ardhurat nga punësimi ose sipërmarrja;
  • Iniciativat që pajisin ata që janë rrezik për t’u përjashtuar nga tregu i punës me aftësitë e duhura për të formësuar ekonominë e njohurive, të tilla si kreativiteti, komunikimi apo zgjidhja e problemeve;
  • Zgjidhje për të mbrojtur dhe mbështetur pagat e ulëta / punëtorët e kualifikuar në tregun e punës që ëshët në zhvillim.

Si të bëheni pjesë e konkursit:

Konkursi është i hapur për individë, grupe dhe organizata në të gjithë Bashkimin Europian dhe në vendet pjesëmarrëse në programin e European Horizon 2020.

Intinerari i konkursit:

Nisja e konkursit: 28 shkurt 2017, Athinë

Afati i fundit për të paraqitur aplikimin: 7 prill 2017 në 12.00.00

Takimi 1 i Jurisë në Bruksel: Maj 31, 2017

Shpallja e 30 gjysmë-finalistëve: 6 qershor 2017

Akademia Sociale e Inovacionit për gjysmë-finalistët: 3-5 korrik 2017, Madrid (TBC)

Dorëzimi i planeve të detajuara nga gjysmë-finalistët: 31 gusht 2017

Takimi i 2 i Jurisë në Bruksel: 19 shtator 2017

Shpallja e finalistëve: 20 shtator 2017

Ceremonia e çmimeve: Tetor 26 2017 Bruksel (TBC)

Afati kohor për ri-hapjen e konkursit për çmimin e ndikimit do të shpallet në fillim të 2018.

Kontakt

Ndiqni udhëtimin tonë #diogochallenge në Twitter: @EUSocialInnov.

Për pyetje në lidhje me konkursin, ju lutem shkruani në: info@socialinnovationprize.eu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0