Inovacion & Kinematografi - Business Magazine Albania

Inovacion & Kinematografi


inovacion-kinematografi-businessmagNe do të kemi mundësinë për të biseduar dhe për të diskutuar për të kaluarën dhe të ardhmen e biznesit të filmit, vështirësitë, inovacionin dhe mënyrat e ndryshme të përdorimit të teknologjisë për të përmirësuar përvojën dhe të bëjë kinemanë më tërheqëse në mënyrë qe të shihet nga më shumë njerëz.

Ky Workshop do të jetë vendi i duhur për të rinj dhe të reja, jo vetem të interesuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, por edhe në ndërthurjen dhe avantazhet që ofron teknologjia në procesin krijues në fushat e artit dhe multimedias.

Të rinjtë e ftuar në këtë aktivitet do të tregojnë se me talent, imagjinatë edhe pak teknologji mund te arrihen gjera të mëdha.

Në këtë takim do të evidentojmë mënyra dhe bashkëpunime të reja midis pjesmarrësve të ndryshëm.

Regjistrimi është falas dhe për të marrë biletën tuaj klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0