Fjona Cakalli - Internet Brand Influencer - Business Magazine Albania

Fjona Cakalli – Internet Brand Influencer


fi
Ka themeluar Games’s Princess dhe Tech Princess. Me një stil inovativ sipas teknologjisë, për videolojërat madje dhe makinat. Fjona Cakalli ka një kreativitet të madh dhe saktësi absolute të një balerine të kërcimit klasik. Për të patur sukses në sipërmarrjen e teknologjisë për të duhet të studiosh me shumë kujdes çfarë duhet të bësh e më pas të hidhesh me guxim.

Fjona Cakalli ka një shikim të vendosur; të fuqshëm por jo të ashpër, që tregon një siguri jo të zakonshme, si ajo që buron nga një histori e gjatë me momente të rëndësishme, të vështira por që ajo si një balerinë ka ditur t’i menaxhoj dhe t’i transformoj me kreativitet.

Ka lindur në Shqipëri dhe jeton në Itali që nga mosha 4 vjeçare. Prindërit e saj ishin balerinë të parë në Operën e Tiranës dhe më vonë u zhvendosën në Itali për të dhënë mësim. Që e vogël Fiona ëndërronte të bëhej balerinë dhe ia doli me rezultate shumë të larta, deri në moshën 15 vjeçare. Pikërisht sepse ishte një balerinë e shkëlqyer kuptoi se nuk kishte karakteristikat fizike për të vazhduar në nivele më të larta. Duhet një forcë e madhe për të kuptuar me racionalitet, limitet dhe cilësitë e tua.

Ajo ia doli dhe kanalizoi forcën e kreativiteti të saj në sipërrmarrje dhe në teknologji. Tanimë historia e saj është historia e një blogu, më mirë të themi e 2 blogeve të suksesshëm, që dedikohen teknologjisë (www.techprincess.it) dhe videolojërave (www.gamesprincess.it), si dhe rubrika e njohur e motorrëve (The Driving Fjona – www.thedrivingfjona.com). Një histori që nuk është aspak e qartë.

“Kemi ardhur në Itali në fillim të viteve ’90 – tregon Fjona Cakalli – në atë periudhë ishin të shumta paragjykimet ndaj shqipëtarëve, dhe për këtë më shumë prindërit më kanë shtyrë që të shkëlqej në shkollë. Jam një person kurioz, edhe pse balerina donte të ishte dhe arkeologe, që në fund të fundit pak prej saj e bëj dhe sot, edhe pse në një mënyrë tjetër. Shkoj të zbuloj produkte interesante, shërbime innovative, pa u ndikuar nga paraqitja apo fjalët.”

Për bileta kliko këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0