Zoom, shitjet rriten me 300%, CEO renditet në listën e njerëzve më të pasur në SHBA - Business Magazine Albania

Zoom, shitjet rriten me 300%, CEO renditet në listën e njerëzve më të pasur në SHBA

Platforma e pandemisë, “Zoom”, pritet të raportojë një Tremujor Tjetër me fitime marramendëse, këtë të Hënë. Pritet që sërish, shitjet të jenë rritur me 300%, sikurse në Tremujorin e mëparshëm. Deri tani në fakt, ka qenë e pritshme për investitorët që kjo platformë të kishte pasur fitime “të çmendura”, mirëpo, ajo që mbetet në pikëpyetje është e ardhmja e kompanisë kur mos të ketë më punë nga distanca.

Për më tepër, një vaksinë COVID – 19 duket të jetë në horizontin e vitit 2021. Sikurse edhe kompani të shumta kanë raportuar vaksinat e tyre përkatëse me 95% efektivitet apo 70%, mesatarisht.

Nuk është e qartë se çfarë ndodh me biznesin e Zoom kur njerëzit fillojnë të kthehen në zyrë, por aksionet e kompanisë janë shitur, që me daljen e lajmeve pozitive të vaksinave.

Më 9 nëntor, pasi Pfizer tha se vaksina e saj tregoi një normë efikasiteti prej 90%, aksionet e Zoom ranë 17%.

Miliona familje në të gjithë botën kanë përdorur si Zoom, Google Meet, Microsoft Teams ose Apple’s FaceTime që kur pandemia ka shpërthyer. Gjasat janë që e njëjta gjë të ndodhë edhe përgjatë festave të fundvitit.

LEXO: Suksesi i Zoom gjatë pandemisë, arrin rekord të ardhurash

Për tremujorin e tretë, i cili përfundoi në tetor, Zoom pritet të tregojë rritje të të ardhurave prej 317% në 694 milion dollarë, sipas analistëve të anketuar nga Refinitiv. Kjo pason rritjen prej 355% në tremujorin e dytë të 2020-ës dhe 169% rritje, në tremujorin e parë.

Në tremujorin aktual, i cili përfundon në janar, rritja e Zoom parashikohet të qëndrojë në normën 288%. Më tej, analistët parashikojnë të fillojë rënia e platformës, madje edhe në shifra dramatike.

Sidoqoftë, Eric Yuan, themeluesi i aplikacionit, në më pak se dy vjet u bashkua zyrtarisht në Forbes 400, si një nga njerëzit më të pasur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Yuan ka grumbulluar një pasuri që tejkalon 17 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve, Bloomberg.

Mbi fitimet neto, Yuan nuk ka pranuar të komentojë, kur është kontaktuar nga Business Insider, duke thënë përmes një përfaqësuesi të tij se ishte i zënë prej 18 orësh duke punuar për Zoom-in.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0