Zonë e lirë ekonomike, ende asnjë - Business Magazine Albania

Zonë e lirë ekonomike, ende asnjë


Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kërkuar së fundi anullim të menjëhershëm të shpalljes së fituesit të tenderit për këtë zonë të lirë ekonomike . Kompania fituese ishte “Pelikani sh.p.k.”, ndërsa KLSH thekson se oferta e skualifikuar, e cila i përket kompanisë “Edil Al”, siguronte një përfitim më të lartë ekonomik me një vlerë më të lartë investimi dhe rrjedhimisht më shumë vende pune.

Raporti i auditit, zhvilluar nga ish-Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Sipas KLSH-së, “nga verifikimi i kryer në dosjen e kësaj procedure u konstatuan se vlerësimet individuale, të kryera nga specialistët e fushës për kriteret respektive, nuk janë marrë në konsideratë nga Komisioni, duke ndryshuar padrejtësisht edhe rezultatin përfundimtar të operatorëve ekonomikë konkurrues”.

Duke llogaritur ofertën më të lartë të “Edil AL”, auditi thekson se, vlerësimi i padrejtë ka sjellë potencialisht 54 milionë euro investime të munguara (kosto e investimit të “Ofertuesi 1” është rreth 93 milionë Euro, ndërsa e bashkimit të operatorëve “Ofertuesi 2” është 39 milionë Euro, ose 54 milionë Euro më pak); potencialisht 9,500 vende pune më pak (“Ofertuesi 1” do të punësojë 12,000 punëtorë, ndërsa bashkimi i operatorëve “Ofertuesi 2”, 2,500 punonjës).

Për këtë arësye, janë kallëzuar në prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe është kërkuar hetim i mëtejshëm ndaj drejtuesve përgjegjës të niveleve më të larta të administratës.

Në fillim të muajit gusht, ministria e  Ekonomisë shpalli zyrtarisht fituesin për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike në Spitallë. Sipas Agjencisë së Prokurimeve, zona do të ndërtohet nga bashkimi i shoqërive, “Pelikani”, “The Best Construction” dhe “Vëllezërit Hysa”. Projekti i paraqitur nga konsorciumi fitues parashikon ndërtimin e një fabrike për pasurimin e ferro-kromit me vlerë rreth 39 milionë euro. Sipas ofertës, ky investim do të hapë 2500 vende të reja pune. Procedurat parashikojnë që brenda 90 ditësh nga shpallja e fituesit, të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e fabrikës në terren.

Në tenderin për ndërtimin e zonës së lirë në Spitallë pati dy oferta dhe shpallja e fituesit u kundërshtua nga shoqëria “Edil Al”.

Problemet e shfaqura në përpjekjen e katërt të qeverisë për të ndërtuar një zonë të lirë ekonomike, vijnë pas dështimit të tre tenderave të mëparshëm. Në të tre rastet ka pasur mungesë konkrete interesi nga kompanitë ose mungesë dokumentacioni.

Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik gjendet afër portit të Durrësit. Fillimisht ajo parashikonte dhënien me koncesion për 99 vjet të 500 hektarëve. Nisma e parë i përket vitit 2015, kur dy kompani kineze që shprehën interes, patën mangësi në dokumente.

Për zhvillimin e kësaj zone është miratuar një plan i detajuar për lehtësitë fiskale që do të përfitojë investitori fitues. Ato parashikojnë reduktimin me 50% të tatim-fitimit për zhvilluesin e zonës për pesë vite. Zbritjen po kaq të tatim-fitimit për përdoruesit e zonës. Në lehtësi është parashikuar gjithashtu edhe njohja në masën 20% si shpenzimi i zbritshëm për investimet kapitale vjetore. Paketa e parë e lehtësive parashikonte gjithashtu përjashtimin nga taksa vendore e ndikimit në infrastrukturë, nga taksa mbi pasurinë, mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për ndërtimet, si dhe zbritjen edhe për disa shpenzime administrative. Por, kalvari i tenderave ndër vite, është shoqëruar me ndryshim të objektit të investimit. Në rastin e fundit, flitet vetëm për zhvillimin e një industrie, e jo një grupi sektorësh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0