Zhvillohet në universitetin Polis workshop-i ciklit të dytë të projektit ConnectIT - Business Magazine Albania

Zhvillohet në universitetin Polis workshop-i ciklit të dytë të projektit ConnectIT

Connect IT

Me pjesëmarrjen e grupeve studentore dhe prezencën e ekspertëve ndërkombëtarë, edhe në këtë fazë, qëllimi i projektit është zhvillimi i zgjidhjeve teknologjike për biznesin mikro, të vogël e të mesëm.

Arjan Goudsblom nga Preneurz Amsterdam, ekspert ndërkombëtar foli për Business Magazine, duke u shprehur se ndihet i kënaqur që ka ardhur në Shqipëri dhe është pjesë e këtij projekti.

Ai u shpreh se, “Kam punuar për universitetet prej vitesh tashmë dhe është kënaqësi të rikthehem, të mësoj nga komuniteti vendas dhe të punoj më to për të siguruar rezultate me të mira.

Ne kemi bërë disa projekte, disa herë për startupet, ndërsa në këtë rast po punojmë me biznese ekzistuese, të cilat sigurojnë një tjetër nivel të përvojës për studentët. Ne e dimë që është në të mirë të të dy palëve, studentëve dhe biznesit, të cilët mund të fitojmë më shumë aftësi dhe përvojë duke punuar me teknologjinë digjitale.

Siç kam parë edhe nga cikli i parë, shumë prej tyre kanë mangësi në infrastrukturën teknologjike, veçanërisht bizneset e vogla, nuk kanë ekspertizë për të zhvilluar produktet dhe shërbimet e tyre në platforma digjitale, ndaj studentët kanë ndihmuar realisht të sigurojnë zgjidhje për bizneset. Ne e kemi parë tashmë këtë hap të parë, ku bizneset kanë përfshirë disa produkte digjitale në aktivitetet e tyre dhe hapi tjetër do të jetë nisja e përdorimit të tyre dhe ndërveprimit me konsumatorët, për të siguruar rezultate më të mira dhe më shumë shitje”.

Sipas tij, “objektivi afatgjatë i këtij programi është të zgjerohet në një numër më të madh kompanish, që kanë akses në programe të tilla që rrisin rezultatet e këtij projekti. Kjo do të kërkojë pak kohë, por sigurisht përshpejton performancën e bizneseve në Shqipëri në drejtimin digjital. Është e rëndësishëm që kompanitë vendase, universitetet dhe aktorët e tjerë të tregut të përqafojnë këto ndryshime. Mendoj se ketu ka shumë potencial dhe ambicie të lartë për të krijuar vlerë në shoqëri”.

Adelina Merko, studente e universitetit Politeknik i Tiranës.

Si erdhi kjo eksperiencë tek ju dhe si ndiheni që keni hedhur një hap të tillë ?

Ishte një përvojë vërtet unike dhe e bukur për ne dhe shumë e veçantë, pasi për herë të parë duhet të ishim në marrëdhënie me klientin. Fillimisht kuptuam që duhet të kishim një komunikim shumë të mirë me grupin që në fillim, gjë që ndihmoi të kishim një bashkëpunim shumë të mirë në vijim.

Pika tjetër e fortë ka qenë komunikimi me klientin për të qenë sa më të drejtëpërdrejtë me ta për pikat më të forta që ata kanë dhe për t’i suportuar në rrugëtimin e tyre.

Fillimisht kur kemi marrë listen e bizneseve që ishin pjesë e këtij projekti e kemi dashur shumë dhe kur ramë në kontakt me biznesin në qytetin e Korçës , u kënaqem. Ky ishte një biznes që lidhej me pasurinë kombëtare të veshjeve tradicionale dhe lidhej drejtpërdrejtë me promovimin e tyre .

Ne mbajtëm në menaxhim edhe rrjetet sociale dhe jemi të kënaqur nga arritjet tona.

Dr. Elona Karafili, Drejtuese e projektit

Unë jam shumë e kënaqur projekti vijon të ë shumë mirë dhe gjatë ciklit të dytë.

Në ciklin e parë kishim dy universitete, atë të Tiranës dhe Aleksandër Moisiu në Durrës. Kësaj here janë 4: universiteti Polis, ai Politeknik, Metropolitan dhe Epoka.

Krahas faktit që ka më shumë universitete të përfaqësuara, këtë rradhë grupi i studentëve është më i larmishëm dhe në formim. Disa prej tyre studiojnë shkenca kompjuterike, disa informatikë biznesi, inxhinieri kompjuterike, etj;

Gjithashtu ka nje diversitet më të lartë edhe nga bizneset.

Disa prej tyre kanë kërkuar zgjidhje digjitale më komplekse, por kjo i ka nxitur edhe më shumë studentët.

Kështu që, për këto arsye, jam e bindur që projekti do ketë një impakt të qenësishëm dhe tek bizneset, por mbi të gjitha tek studentët dhe formimin e tyre profesional.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0