Zgjidhje nga arkitektët afrikanë për një planet që po "digjet" - Business Magazine Albania

Zgjidhje nga arkitektët afrikanë për një planet që po “digjet”

Zgjidhje nga arkitektët afrikanë për një planet që po "digjet"

Kur hyn në kupolën prej guri të Mauzoleumit Sankara në Ouagadougou, menjëherë ndjen freski, pa kondicioner apo freskuese, vetëm hijet natyrore dhe qarkullimi i ajrit. Arkitekti Diebedo Francis Kéré përdor vetëm materiale vendase, si baltë dhe gurë. “Jam oportunist i materialeve të ndërtimit,” thotë ai. “Shikoj çfarë ka në dispozicion dhe e kthej në diçka të re.” Kështu, krijohet një ndërtesë minimaliste dhe elegante, e cila ngjan me tempujt e lashtë.

Në vitin 2022, Kéré u bë arkitekti i parë me ngjyrë që fitoi çmimin prestigjioz Pritzker. Ai është ndër më të njohurit e një brezi të ri arkitektësh afrikanë që propozojnë mënyra të reja, të qëndrueshme dhe me kosto të ulët për të ndërtuar në një klimë gjithnjë e më të nxehtë. Për dekada, arkitektura moderne në Afrikë është ndikuar nga stilistikat perëndimore. Shumë ndërtesa publike pas viteve ’50 u ndërtuan sipas modelit të modernizmit tropikal, frymëzuar nga Le Corbusier. Por shpesh këto ndërtesa përdornin materiale të papërshtatshme për klimën vendase, si xham apo beton, që nuk rezistonin ndaj lagështirës apo nxehtësisë.

Lexo edhe:Albana Theka, shqiptarja që u pëzgjodh presidente e 60-të e Financial Women’s Association!

Sot, disa elita afrikane ende preferojnë ndërtesa që imitojnë ato të Dubait apo Perëndimit. Por kjo sjell uniformitet pa frymëzim apo ndërtime të dobëta dhe të shtrenjta, si në rastin e rindërtimit të Addis Ababës me qiejgërvishës pa asnjë veçanti. Kundër këtij trendi qëndrojnë arkitektët si Kéré, të cilët frymëzohen nga traditat dhe mjedisi lokal. Në Nigeri, qendra kulturore John Randle në Lagos u projektua për të reflektuar ndërtimet tradicionale prej dheu të grupit etnik Yoruba. Arkitekti Seun Oduwole thotë se shumë ndërtesa të reja në Lagos janë “kuti të bardha të shkëputura nga realiteti”. Ai synon harmoni me natyrën.

Arkitektja afrikano-jugore Sumayya Vally ka përdorur struktura që imitojnë fole termitesh për të ruajtur freskinë, ndërsa Mariam Issoufou nga Nigeri u frymëzua nga kasollet tradicionale palava për dizajnin e Qendrës Presidenciale në Liberi. Ajo u përzgjodh për çmimin Aga Khan në vitin 2022. Kéré është i ndikuar nga ideologjia e Thomas Sankara për vetë-mjaftueshmëri kombëtare. Ai përdor tulla balte, që kushtojnë deri në 70% më pak se betoni. Dizajnet e tij dhe të kolegëve po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Në Bienalen e Arkitekturës në Venecia më 2023, mbi gjysma e pjesëmarrësve ishin nga Afrika ose diaspora. Kéré ka dhënë leksione në Harvard dhe Yale. Muzeu i Artit në Las Vegas do të jetë projekti i tij i parë në SHBA, ndërsa Sumayya Vally po projekton një urë në Belgjikë me frymëzim nga varkat tradicionale kongoleze. Ndërkohë, arkitekti nigerian Kunle Adeyemi ka fituar vlerësime ndërkombëtare për “qytetet mbi ujë”, të ndërtuara për t’iu përshtatur mungesës së tokës në qytetet si Lagos apo rritjes së nivelit të detit.

Teknikat e “ftohjes pasive” si ato të përdorura në mauzoleumin e Kéré, po zbatohen gjithnjë e më shumë edhe në vendet e nxehta nëpër botë. Arkitektë perëndimorë si David Chipperfield (fitues i Pritzker 2023) po përdorin materiale tradicionale si dheu i shtypur dhe argjila. Ato që dikur përçmoheshin si primitive, sot po shihen si zgjidhje për të ardhmen e ndërtimit të qëndrueshëm.

the economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos u përpiq të jesh lider. Përpiqu të jesh i vlefshëm.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0