Zgjidhja e Nissan për përdorimin e telefonit ndërsa jeni duke ngarë makinën: Një bllokues sinjali për telefonin tuaj - Business Magazine Albania

Zgjidhja e Nissan për përdorimin e telefonit ndërsa jeni duke ngarë makinën: Një bllokues sinjali për telefonin tuaj


Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, përveç rastit kur përgjigjeni me anë të kufjeve, është diçka e rrezikshme dhe e pamend.

Por ndonjëherë, pasi ju dëgjoni telefonin tuaj teksa bie, tundimi është shumë i fortë. Dhe aty papritmas jeni duke iu përgjigjur një mesazhi tërësisht të parëndësishëm duke vënë në rrezik jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve.

Nissan ka një zgjidhje interesante për këtë problem. I quajtur “Nissan Signal Shield”, që në thelb është një “kafaz Faraday” për telefonin tuaj – një ndarje që bllokon sinjalet elektromagnetike (që përfshijnë sinjale Wi-Fi, Bluetooth dhe sinjalet celulare), si në dalje dhe në hyrje. Vendosni telefonin tuaj brenda saj dhe ai nuk do të marrë sinjale derisa ta nxirrni që aty përsëri.

Michael Faraday shpiku kafazin Faraday në 1836. Në formën e tij më të thjeshtë, është një rrjetë materialesh ndarëse që bllokon fushat elektromagnetike.

Mburoja e sinjalit, e cila bazohet në këtë parim, aktualisht është vetëm një prototip, i instaluar në një “Nissan Juke”. Por lehtësisht mund të bëhet realitet. Sipas Nissan, 18% e shoferëve pranuan se e përdornin telefonin pas timonit dhe çdo gjë që do t’i ndihmojë për të reduktuar këtë përqindje në zero do të vlerësohej shumë nga të gjithë.

“Kjo ka të bëjë më shumë me kontrollin e timonit. Disa shoferë janë të imunizuar ndaj aktivitetit të smartphone-ëve të tyre, por për ata që luftojnë të injorojnë njoftimet e telefonave të tyre, ky koncept ofron një zgjidhje të thjeshtë në këtë botë teknologjike ku ne po jetojmë,” tha Alex Smith, Drejtor Menaxhues i “Nissan Motor GB”, në një deklaratë.

Disa gjëra mund t’iu vijnë në mendje. Si e dëgjoni muzikën nga telefoni juaj gjatë ngarjes së makinës? Nissan thotë se koncepti lejon që telefoni të mbetet i lidhur me një kabull, me sistemin e makinës, por nuk do të mund të merrni telefonata ose mesazhe.

Një problem tjetër i mundshëm mund të lindë në rastin e një përplasjeje; Në vend të transmetimit të vendndodhjes suaj dhe potencialisht, të një thirrjeje për ndihmë, telefoni do të jetë gjysëm i disponueshëm në atë ndarje. Por ky është një rast i rrallë që mund të zgjidhet me funksionalitet e pavarura në makinë.

Nissan nuk është kompania e parë që përpiqet të trajtojë problemin e smartphone-ëve duke tërhequr vëmendjen tonë. Vetëm javën e kaluar, Samsung lançoi një aplikacion (aktualisht duke kaluar testimin beta në Hollandë) që automatikisht u përgjigjet teksteve gjatë kohës që po udhëtoni.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0