Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet, asnjë rast aktiv me COVID-19

Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet, asnjë rast aktiv me COVID-19

Zelanda e Re

Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit, pasi nuk ka raportuar asnjë rast aktiv në vend.

Në mesnatën e datës 8 qershor, e gjithë Zelanda e Re u zhvendos në nivelin një, më i ulti i një sistemi me katër nivele. Sipas rregullave të reja, distancimi social nuk kërkohet më dhe nuk ka limite në tubimet publike, por kufijtë mbesin të mbyllur për të huajt.

Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri me COVID-19 për më shumë se dy javë. Kryeministrja, Jacinda Ardern u tha gazetarëve se ajo “kërceu pak” kur i tha popullit që nuk kishte më asnjë rast aktiv me koronavirus.

“Ndërsa ne jemi në një pozitë më të sigurt, më të fortë, ende nuk është e lehtë për t’u rikthyer në jetën para-COVID, por vendosmëria dhe përqendrimi, që kemi pasur në përgjigjen tonë shëndetësore tani do të orientohet ndaj rindërtimit tonë ekonomik”, tha Ardern.

“Edhe pse kjo situatë nuk është kapërcyer plotësisht, nuk mund ta mohoj që ky është një moment historik. Kështu që po e përfundoj shumë thjesht, Faleminderit, Zelanda e Re”.

Lexoni: Krijohet Dhoma Ekonomike e Gruas

Zelanda e Re filloi së pari izolimin më 25 mars, duke vendosur një sistem të ri alarmi me katër faza dhe duke hyrë në nivelin e katërt, ku shumica e bizneseve u mbyllën, shkollat ​​u mbyllën dhe njerëzve iu kërkua të qëndronin në shtëpi.

Pas më shumë se pesë javësh, ajo u zhvendos në nivelin e tretë në prill, duke lejuar dyqanet e ushqimeve takeaëay dhe disa biznese jo-thelbësore të rihapeshin. Ndërsa numri i njerëzve të infektuar vazhdoi të ulej, vendi u zhvendos në nivelin e dytë në mes të majit.

Lëvizja në nivelin e parë vjen para kohe – fillimisht qeveria kishte planifikuar ta bënte këtë veprim më 22 qershor, por ajo e ndërmori tani, pasi për 17 ditë nuk u raportua asnjë rast i ri.

Sipas rregullave të reja, të gjitha shkollat ​​dhe vendet e punës mund të hapen. Dasmat, funeralet dhe transporti publik mund të rinisin pa asnjë kufizim. Distanca sociale nuk kërkohet më, por do të inkurajohet.

Kufijtë e vendit mbeten të mbyllura për udhëtarët e huaj dhe rregullat mbeten në fuqi për banorët, që vijnë nga jashtë për të kaluar një periudhë prej 14 ditësh në izolim. Kryeministrja Ardern paralajmëroi se vendi “me siguri do të shohë raste përsëri”, duke shtuar se “eleminimi nuk është një pikë në kohë, por është një përpjekje e vazhdueshme”.

Zelanda e Re ka regjistruar 1.154 raste të konfirmuara dhe 22 vdekje nga COVID-19 që kur virusi arriti në fund të shkurtit, por është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e krizës.

Për shumë njerëz, njoftimi i fundit është një shkak për të festuar – por jo pa kujdes. Shoferi i kamionëve me qendër në Auckland, Patrick Weston tha për BBC: “Të gjithë janë kaq të lumtur që më në fund ja dolëm, por ne jemi akoma nervozë”.

Lexoni: Hong Kong kryeson listën e qyteteve më të shtrenjta në botë

“Unë mendoj se gjëja kryesore, për të cilën njerëzit shqetësohen është ekonomia – kaq shumë njerëz pa punë, kaq shumë njerëz, që kërkojnë punë në të njëjtën kohë.”

“Të gjitha kufizimet janë hequr dhe ne mund të vazhdojmë jetën normalisht. Ngjarjet sportive, eventet muzikore, të gjitha mund të ndodhin pa asnjë kufizim. Ne jemi ende të inkurajuar të zbatojmë distancimin social, kështu që shpresojmë që njerëzit të jenë të ndëgjegjshëm.”

“Ne jemi të lumtur, por nervozë për të ardhmen”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0