Bëhet fjalë për të gjithë ata persona që do të kapen në shkelje të karantinës e masave të tjera të vendosura në kushtet e krijuara nga koronavirusi. Vendimi për zbutjen e dënimeve është marrë sot nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve.
Kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 burg. Por, i vetmi dënim që mbetet është për ata persona që thyejnë masat dhe kjo ka pasojë me vdekje tek persona të tjerë, atëherë dënohet nga 10 deri 15 vjet burg.
Ai i cili thyen rregullat e karantinës, do të dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burg. Ndërkohë më parë parashikohej burg.
Gjithashtu, ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vite bëhet 5.