Zbuloni 'jetën e padukshme' që fshihet në pajisjen më të preferuar - Business Magazine Albania

Zbuloni ‘jetën e padukshme’ që fshihet në pajisjen më të preferuar

Bakteret janë ndër mikrobet sekrete që fshihen në telefonat tanë, kanë paralajmëruar ekspertët. Bakteret si E.Coli dhe streptokokët u gjetën në 100 për qind të ekraneve të smartfonëve në një studim mbi mikrobet e dëmshme që gjenden telefonat tonë.

Mikrobi i helmimit nga ushqimi, Bacillus Cereus dhe S. aureus që shkakton pneumoni, u gjetën gjithashtu në secilën prej 20 mostrave të marra nga 10 telefona. Studimi testoi ekranet e telefonave të pajisjeve në pronësi të gjashtë femrave dhe katër meshkujve të moshës 22-62 vjeç.

Nga studimi rezultuan 20 koloni Streptokoke dhe Enterokok, të cilat formohen në stomakun dhe zorrët e njerëzve dhe kafshëve dhe u gjetën në ekranet e testuara. Në kampione u gjetën edhe 20 koloni të tjera të S. aureus, të cilat paraqesin rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes, infeksioneve të lëkurës dhe madje edhe helmimit nga ushqimi.
lexo: Rritet në 3% norma bazë e interesit

Marrja e telefonave në banjë është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni thonë studiuesit dhe pretendojnë se mund të ekspozoheni brenda vetëm pesë minutave ndaj mijëra mikrobeve.

Bakteret kalojnë në ajër kur shpëlani tualetin, duke rritur mundësinë që ai të bjerë në telefonin tuaj.

Studiuesit theksojnë se pronarët e telefonave duhet të vazhdojnë të pastrojnë dhe dezinfektojnë telefonat inteligjentë me peceta dezinfektuese veçanërisht kur i merrni me vete në tualet citon DailyMail.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0