Zbuloni disa sekrete të dobishme në iPhone-nin tuaj
Përditësuar së fundmi: 26/08/2019

Zbuloni disa sekrete të dobishme në iPhone-nin tuaj

Share
nga Neada Muçaj
Gus 26, 2019

Telefoni juaj është një pajisje e vogël me sekrete dhe opsione të shumta. Ne e përdorim telefonin për të porositur ushqim, FaceTime me njerëz që kemi larg dhe për të kapur video 4K fantastike. Teknologjia pas gjithë këtyre gjërave është mahnitëse, por ka disa truke në iPhone-in tuaj që po i zbulojmë në këtë artikull. Ndoshta as ju nuk i dini të gjitha…

  1. “Mos shqetëso”

Jeni në një takim dhe telefoni juaj bie gjatë gjithë kohës sepse dikush nga grupi dërgon vazhdimisht mesazhe për një problem të caktuar. Ndoshta do të klikoni opsionin ‘Do Not Disturb’ (mos shqetëso) për të lënë në heshje njoftimet e njëpasnjëshme që po merrni. Ju kujtojmë se nëse e mbani të shtypur ikonën e hënës ju mund të përcaktoni kohëzgjatjen e heshtjes së telefonit tuaj, për një orë, deri në fund të takimit apo gjatë gjithë ditës.

Artikulli u publikua më parë në faqen 102 të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

  1. Zmadhuesi i tekstit në shkrepjet e ekranit

Ne të gjithë dërgojmë pafund foto të shkrepura nga ekrani. Por, a dini se ka një opsion që ju lejon të zmadhoni atë që doni në foto? Pasi të keni marrë foton, klikoni ikonën + në cepin e djathtë të ekranit dhe më pas zmadhuesin. Do të shfaqet një lupë. Vendoseni ku doni në foto dhe më pas zmadhojeni tek ajo që doni të theksoni. Ju gjithashtu mund të shtoni tekst, firmën tuaj, apo edhe foto të tjera.

  1. Shkrep një foto gjatë një video

Nëse ju është dashur të bëni një foto gjatë një momenti në një video, mundeni. Kur filmoni një video, një buton i bardhë shfaqet në anë. Ky buton ju lejon të bëni një foto pa e ndërprerë videon. Vetëm se fotot janë në të njëjtën cilësi si video.

  1. Fshi në makinën llogaritëse

Makina llogaritëse është një aplikacion i nevojshëm, por a e dini se nëse gaboni një numër, në vend që të fshini të gjithë llogaritjen ju thjesht mund të rrëshkisni numrat në anën e majtë për të fshirë shifrën e fundit.

  1. Ndani vendodhjen në mesazhe

Herën tjetër kur keni një takim apo po përpiqeni t’i shpjegoni dikujt ku ndodheni, përdorni mesazhet për të ndarë vendodhjen tuaj në kohë reale. Madje nëse shkruani “I’m at” (jam tek) atëherë Siri automatikisht do t’ju sugjerojë të ndani vendodhjen tuaj nga tastiera e telefonit.

Personit me të cilin po shkruani do t’i shfaqet një hartë me vendodhjen e përcaktuar.

  1. Siri Shortcuts

A nuk do të ishte bukur sikur t’i tregonit iPhone-it tuaj “Hey Siri, po shkoj në shtëpi” dhe ai automatikisht të dërgonte një mesazh tek bashkëshorti apo familjarët tuaj. Është bukur, por është dhe e mundur me Siri Shortcuts.

Shortcuts ju lejon të bashkoni disa veprime dhe t’i aktivizoni vetëm me një komandë zëri. Ka një galeri me “rrugë të shkurtra”, të cilat mund t’i personalizoni. Ju madje mund të shkarkoni dhe idsa të reja shumë interesante.

  1. Orari i gjumit

Nëse ju pëlqen të flini duke dëgjuar muzikë, ju mund të vendosni një alarm që ndalon muzikën kur vjen ora e gjumit. Zakonisht kur shkruan mund të dëgjosh muzikë. Alarmi vlen për t’ju kujtuar të bëni pak pushim dhe kështu lëviz kur muzika mbaron.

Thjesht, hapni aplikacionin e orës Clock, klikoni ikonën “timer” në fund, vendosni orën dhe më pas “when timer ends” (kur koha përfundon).

  1. Ndaj fjalëkalimin

Nëse jeni lidhur me një Wi-Fi të mbrojtur më fjalëkalim në telefonin tuaj, ju mund të lidheni me të njëjtin Wi-Fi në laptopin tuaj pa e rishkruar fjalëkalimin. Airdrop e kalon këtë fjalëkalim nga iPhone dhe automatikisht lidhet me laptopin tuaj nëse të dyja pajisjet përdorin të njëjtën llogari iCloud, apo nëse pajisja tjetër i përket dikujt nga lista juaj e kontakteve.

Artikulli u publikua më parë në faqen 102 të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.