ZanaTeam, Biznesi i maturantëve të Don Bosko


Rreth 100 petagogë, mësues, prindër dhe studentë kurorëzuan në një takim produktin e shoqërisë së ngritur nga Maturantet e shkollës “Don Bosko”.

Ata promovuan librin “ShqipëRinia”- një libër, që sipas tyre sjell të gjithë Shqipërinë në duart tona.

Por si erdhi ky libër; cili ishte qëllimi;  si u punua për të arritur në këtë finale?

Në kurrikulën e klasës së 12 zhvillohet lënda “Shoqëritë e nxënësve – Bëhu Sipërmarrës”. Kjo lëndë zhvillohet nga Organizata Ndërkombëtare “Junior Achievement” dhe konsiston në krijimin dhe menaxhimin e një biznesi nga vetë nxënësit. Në fund të vitit shkollor, nxënësit paraqesin një produkt/shërbim të ideuar dhe punuar nga vetë ne.

Edlira Mali, mentore e grupit të maturantëve, tha se të kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë, për t’u njohur në një tjetër format. “Juve u është dhënë mundësia të krijoni, të bëni biznes e të punoni me njëri-tjetrin për për t’u njohur më mirë”. Sipas saj, vendosja e të rinjve në kushtet e zhvillimit të projekteve të përbashkëta, u rrit mundësinë për të marrë vendime për të ardhmen.

Klasa 12 gjimnaz e shkollës Don Bosko mendoi  krijimin e biznesit ‘Zanateam’. Biznesi është krijuar me qëllim shkrimin dhe botimin e një libri. Ky libër do të ishte një vlerë e rëndësishme kulturore për vendin tonë pasi jo vetëm është një “reklamë” e Shqipërisë për turistët, por gjithashtu ju vjen në ndihmë edhe banorëve të saj “për ta patur të gjithë vendin e tyre në një libër”. Për të folur për Shqipërinë, do duheshin tepër faqe dhe shumë kohë, kështu që ne vendosëm të trajtojmë  të veçantat e Shqipërisë, ato që do të tërheqë një turist dhe ato që i duhet gjithësecilit nga ne të dijë mbi vendin e tij.

Libri ka  në përmbajtje:

  1. Vendodhja gjeografike e Shqipërisë (natyra shqiptare, klima, bota e gjallë, relievi etj.);
  2. Historik i shkurtër mbi paraardhësit tanë (pellazgët, ilirët, ndryshimet territorial-administrative-politike ndër vite);
  3. Letërsia shqiptare (infomacion i përgjithshëm dhe prezantimi i disa figurave të njohura);
  4. Arti shqiptar (teatri, skulptura, piktura, muzika etj.);
  5. Figura udhëheqëse shqiptare të rëndësishëm për vendin tonë
  6. Sporti në Shqipëri
  7. Gatimet tradicionale shqiptare (sipas rajoneve);
  8. Zakonet, virtytet shqiptare (dasma, fejesa, ditelindje, festa, besimet);
  9. Disa legjenda (gojëdhëna) të shkurtra (të marra nga intervista me njerëz të thjeshtë)
  10. Diaspora Shqiptare (të famshëm ose jo);
  11. Vendet turistike të Shqipërisë (një klasifikim i 10 vendeve më të bukura);
  12. Krijime letrare nga të rinjtë.

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale