YouTube në telashe! Platforma ka 24 ditë kohë për t'iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve të saj » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 30/07/2019

YouTube në telashe! Platforma ka 24 ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve të saj

Share
nga Anerola Torollari
Kor 30, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Një grup i YouTubers po bashkohet me sindikatën më të madhe të Europës për të lobuar për një transparencë më të madhe. Deri kohët e fundit, YouTubers Union ishte një grup i komunitetit me pak fuqi, por tani ai është bashkuar me IG Metall, unionin gjerman të Metalworker. IG Metall është një nga sindikatat më të vjetra në Gjermani dhe gjatë gjithë jetës së tij është zgjeruar për të mbuluar punëtorët në industri që përfshijnë inxhinierinë elektrike, IT, plastikën dhe tekstilet.

Lexoni: Elon Musk thotë se makinat Tesla së shpejti do të jenë në gjendje të transmetojnë përmbajtje nga Netflix dhe YouTube

YouTubers Union u formua vitin e kaluar mes tensioneve midis YouTube dhe krijuesve të përmbajtjes që postojnë video në platformë, por si një grup i komunitetit dhe jo një bashkim i vërtetë ai kishte pak fuqi për të mbështetur pozicionin e tij. Nisma e re e përbashkët, e quajtur FairTube, synon të bëjë presion në platformë për të qenë më transparente për rregullat dhe vendimet e saj, veçanërisht në lidhje me monetizimin ose demonetizimin e videove.

YouTubers Union drejtohet nga Jörg Sprave, një krijues gjerman i përmbajtjes, i cili bën video të çuditshme dhe ka mbi 2 milionë abonentë. Ai u përfshi në aktivizëm pasi YouTube hoqi disa nga videot e tij si pjesë e një eleminimi të përmbajtjes së lidhur me armët në platformë, edhe pse ata nuk shkelën udhëzimet e përmbajtjes së faqes.

Shumë YouTubers kanë pasur përvoja të ngjashme kur videot janë hequr ose demonetizuar pa shpjegime. Disa krijues të shquar kanë qasje në YouTube Partner Manager i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve, por krijuesit më të vegjël shpesh e kanë të pamundur të kontaktojnë ndonjë qenie njerëzore të vërtetë në YouTube. Me bots që bëjnë pjesën më të madhe të moderimit në faqe, është e lehtë që videot të kategorizohen keq dhe e vështirë për krijuesit të apelojnë këto vendime.

Lexoni: Top 5 kanalet më të paguar të YouTube

Me mbështetjen e IG Metall, fushata synon të shqyrtojë ligjshmërinë e politikave të YouTube në Bashkimin Europian. Videot e publikuara kërkojnë një strategji ligjore duke përfshirë pyetjen nëse krijuesit e përmbajtjes duhet të konsiderohen punonjës të faqes dhe të përdoret ligji i Europës për Rregullimin e Përgjithshëm të Ruajtjes së të Dhënave (GDPR) për të detyruar transparencë më të madhe mbi të dhënat personale. Fushata thuhet se do të fillojë këtë rrugë ligjore nëse faqja nuk u përgjigjet kërkesave të tyre deri më 23 Gusht.

/Entrepreneur