Yllka Samara: në marketing është mahnitëse të kuptojmë sa shumë arrijmë nëse bëhemi bashkë - Business Magazine Albania

Yllka Samara: në marketing është mahnitëse të kuptojmë sa shumë arrijmë nëse bëhemi bashkë

Yllka Samara

Viti i kaluar ka qenë vërtetë i mbushur me sfida për çdonjërin, përfshirë biznesin. Sfida me jetën është e para dhe më e prekshmja, Sipas Yllka Samara, nga Next Promotion. Sipas saj, “biznesi zhvillohet me njerëzit dhe për njerëzit dhe përpjekja për të gjendur një ekuilibër mes jetës dhe punës ishte dhe është më e prekshmja. Padyshim pati frikë, mbyllja ndikoi faktikisht dhe psikologjikisht, bizneset që mundën të punonin ishin kryesisht bizneset on line dhe biznesi i mallrave dhe, fusha e reklamave ku unë operoj, nuk ishte ndër to”. Për të, ishte si të rezistoje në stuhi. “Në këto sfida, krejtësisht të reja, na u desh të merrnim një vendim, të qëndronim ose…të mbylleshim. Duke e quajtur mbylljen vdekje, zgjodhëm të rezistonim. Dhe ja ku jemi”.

Kjo ishte një periudhë reflektimi dhe mësimi. Ka një mësim të madh sipas saj në këto kohë të pazakonshme. Njerëzit kuptuan se çfarë mund të arrijnë nëse bëhen bashkë. ‘Si gjithë brezi im, kam fatin të mos e njoh luftën, por jetova pandeminë, e cila është për mua sërish luftë, ndryshon vetëm forma”. Dhe nëse ka shumë konkurrencë mes nesh, në këto kohë pandemie kuptova se sa e mundshme është të bashkohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin, Shumëkush la diçka nga vetja që homologu i tij në biznes të mbijetojë. Dhe Yllka Samara vërtetoi miqtë e saj. Ishin pjesë e rëndësishme e qëndresës.

Sa për strategjinë? Nuk kishte diçka specifike në fushën e reklamave. “Reklamat e vetme që njohën rritje ishin maskat, të cilat pasi kaloi frika e madhe u shndëruan në trende dhe stile individuale. Ato shprehën personalitete, individualitete dhe më shumë se gjithçka treguan forcën e jetës mbi vdekjen”, thotë Yllka. Ajo sjell në vëmendje një vendim të rëndësishëm për të që ishte vendimi për të mbajtur në nivele gati jetike fitimin, për të ndihmuar ekzistencën. “Ishte diçka e re dhe mësimet i morëm hap pas hapi”, thotë ajo.

Kjo ishte një kohë reflektimi për Yllkën, e cila thekson se, “kuptuam sa e rëndësishme është të përmirësojmë qasjen teknologjike për të shkurtuar distancën mes ofruesit të shërbimit dhe klientit. “Periudha më dha mundësinë të bëja disa përmirësime në makineri, sikurse vlerësova se mbyllja e ciklit të shërbimit brenda një dore është mjaft e rëndësishme. Motoja jonë “Gjithçka në një dorë” u vërtetua edhe njëherë”, tregon Yllka.

Sipërmarrja e saj lidhet me fushën e reklamave, ku ofron gjithccka: kartëvizita, printime indoor dhe outdoor, veshje fasadash e reklama me dhe pa ndriçim të të gjitha përmasave dhe llojeve. Next Promotion realizon të gjithë gamën e materialeve promocionale e deri tek veshjet e punës. Të gjitha të personalizuara.

“Produkti mban firmën e çdo bashkëpunëtori, që nga Rovena, mjeshtrja jonë e dizajnit e më tej tek punonjësit e mekanikës e montimit. Eshtë një zinxhir, ku hallkat ndjekin njëra-tjetrën deri në fund, kur produkti merr vulën “Next Promocion Advertising””, tregon Yllka.

Rezultati final është një ekilibër mes punës së kryer dhe asaj që klienti ka kërkuar. “Ne nuk e presim thjesht klientin, mundohemi ta kuptojmë atë, të njohim personalitetin e tij, të shkrihemi me të. Kjo pasi reklama, në fund të fundit, është fytyra jonë dhe brenda saj fiksohen elementët e personalitetit tonë. Ndaj ka kaq shumë reklamë dhe kaq të ndryshme. Fin apo ekstavagant, klasik apo modern, pak të çmendur dhe herë të tërhequr, gjithçka mund stampohet në kartëvizitat e vogla, në ftesat e dasmave a gëzimeve të tjera, në një dhuratë specifike dhe unike, në logot e dosjeve të një konference e deri në tabelat e mëdha plot drita brenda.

Lexo:  10 arsye për rëndësinë e krijimit të rrjeteve në karrierën tuaj

Yllka shprehet se, “Klientin e shohim si bashkëpunëtor dhe pjesë të sipërmarrjes. Ndaj, kur ai mbetet i kënaqur ne ndihemi jo vetëm të falënderuar financiarisht, por edhe të përmbushur dhe të vlerësuar”.

Nëse qëndresën dhe zhvillimin në kohë pandemie e quan sfidë, të qenurit grua dhe sipërmarrëse nuk e quan të tillë. Kjo pasi, Yllka mendon se askush më mirë se gratë nuk mund t’i bashkoj të dyja. “Të jesh nënë, bashkëshorte dhe mike e mirë është për mua frymëzimi për një ide të re, për një qasje të re, për një reklamë të re. Nuk mendoj se ka nevojë për një filozofi specifike për këtë. Nëse je grua lind me shumë aftësi dhe nëse këto aftësi i bashkon edhe me disa dhunti individuale shkon mirë. Pa harruar këmënguljen. Duhet punë, fokus dhe këmbëngulje, çka edhe në kohë normale ka lodhje. “Në kohë pandemie vështirësia rritet, por kur sheh rezultatin shpërblehen të gjitha. Dhe kur sheh klientin të rikthehet kupton se je në rrugë të mbarë”.

Në lidhje me administrimin e biznesit, për Yllkën, kohët kanë ndryshuar. “Shoh me optimizëm dita ditës se sipërmarrja nuk është një ushqim që ndahet në një tryezë rrotull të cilës ulen vetëm meshkujt. Jemi dhe ne aty për të thënë fjalën tonë, për të dhënë kontributin tonë dhe kjo, po pranohet dita ditës me lehtësi nga të dy palët”.

“Unë ashtu si shumë gra të tjera nuk e zhvilloj sipërmarrjen duke forcuar muskujt, por duke realizuar në praktikë vizionin tim. Vizion herë i thjeshtë e herë i ndërlikuar, por sido që t’ia vini emrin është vizion dhe kjo më bën të ndihem e përmbushur. Në fund nuk mund të harroj familjen. Pa të nuk do isha kjo që jam”, Përfundon Yllka.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0