Ylli i Youtube tregon se sa para fiton nga një video me 1 milion shikime
Përditësuar së fundmi: 02/08/2019

Ylli i Youtube tregon se sa para fiton nga një video me 1 milion shikime

Share
nga Eridon Elshani
Gus 02, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Me një milion shikime në Youtube mund të fitosh mijëra dollarë.

Shelby Church, një YouTuber-e e cila ka 1.2 milionë abonentë, tha për Business Insider se fiton 2,000 dhe 5,000 $, nga videot me rreth 1 milion shikime.

Church ka 17 video me mbi 1 milion shikime. Videoja e saj e titulluar “Kjo është shuma që YouTube më paguan për 1,000,000 klikime (pa clickbait)”, e cila ka më shumë se 2.7 milionë shikime, i ka sjellë më shumë se 7,000 dollarë fitime në të ardhurat e Google AdSense, tha Church.

Nga fushatat e markave deri tek reklamat në video, ka disa mënyra që një YouTube-r mund të fitojë para nga një video.

Programi i Partnerëve në YouTube lejon krijuesit me të paktën 1000 abonentë dhe 4,000 orë shikimi që të fitojnë para nga kanalet e tyre përmes reklamave, abonimeve dhe anëtarësive.

Reklamat filtrohen përmes programit AdSense të Google. Sa para bëjnë këto reklama varet nga audienca e një videoje dhe koha e shikimit.

Gjatësia

Youtube-rët mund të vendosin një numër të caktuar reklamash në një video në varësi të gjatësisë. Videot me mbi 10 minuta fitojnë më shumë para sepse ato mund të përfshijnë më shumë reklama, tha Church.

Koha e shikimit

Koha e shikimit ndihmon në përcaktimin e performancës së një video-je në YouTube dhe videot me performancë të lartë kanë një shans më të madh për të sjellë fitime.

Demografia

Monetizimi i një videoje në YouTube ndikohet gjithashtu nga vendi dhe mosha e shikuesve.

Amerika e Veriut dhe Britania e Madhe janë dy rajonet më të rëndësishme gjeografike për shikime në video sepse kompani po blejnë më shumë reklama në këto rajone. Nëse 80% e shikuesve të një videoje janë nga ndonjë vend tjetër, një krijues nuk do të fitojë shumë nga AdSense.

Church tha se edhe pse ajo ka një video në kanalin e saj me mbi 2 milionë shikime, ajo nuk bëri aq shumë para sepse shumica shikuesve vinin nga India.

BusinessInsider



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00