WMF International Roadshow Albania - Business Magazine Albania

WMF International Roadshow Albania

Së shpejti do të vijë eventi WMF International Roadshoë Albania!  Në bashkëpunim me Moneys Magazine, Albania Economia, Camera di Commercio Italiana në Shqipëri – CCIA, dhe Edona Bilali, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në qeverinë shqiptare, ky event është një mundësi unike për startup-et në Shqipëri që të shfaqin risitë dhe idetë e tyre mbi një skenë globale. Ai zhvillohet me 15 Mars, ora 10:00 në Hotel Plazza.

International Roadshow Albania është pjesë e një turneu global që synon promovimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e ideve në sektorët dixhital, social dhe sipërmarrës. Kjo ngjarje është mundësia e përsosur për të përqafuar mjetet dixhitale dhe për të konsideruar inovacionin, aksesin dhe barazinë si vlera kyçe për botën moderne.

Gjatë eventit, 15 startup do të përzgjidhen për të prezantuar idetë dhe risitë e tyre para një jurie investitore ndërkombëtare dhe anëtarëve të WMF. Tre fituesit më të mirë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në WMF 2023 në Rimini, Itali dhe do të shpërblehen me çmime të ndryshme, duke përfshirë një tavolinë në Startup District, akses në B2B dhe aktivitetet e rrjeteve, dhe mundësinë për të marrë pjesë në Startup Stage në Rimini të Italisë.

Për më tepër, të gjitha startup-et e përzgjedhura nga Konkursi i Startup-it lokal gjatë eventit shqiptar do të kenë akses në takime B2B me investitorë ndërkombëtarë, një zonë ekspozimi lokale kushtuar startup-eve dhe rrjetin global të WMF. Kjo ofron një mundësi unike për startup-et që të përfshihen në iniciativa të ngjashme gjatë gjithë vitit dhe të lidhen me investitorë nga e gjithë bota.

Mos e humbisni këtë mundësi fantastike që startup-et në Shqipëri të shfaqin risitë dhe idetë e tyre në një skenë globale dhe të kontribuojnë në bashkëndërtimin e qëndrueshëm të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Blini biletën tuaj sot dhe përfitoni nga zbritja -70% deri më 27 shkurt. Data 15 Mars , ora 10:00,pranë hotel Plaza.. facebook

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0