Wilson Kokalari, shqiptari që mundësoi udhëtimin e astronautëve në Hënë - Business Magazine Albania

Wilson Kokalari, shqiptari që mundësoi udhëtimin e astronautëve në Hënë

Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e tij më të guximshme – një fluturim në hapësirë brenda anijes së hapësirës së kompanisë së tij.

Në praninë e një turme prej më shumë se 500 personash që shikonin, një avion me të cilën ishte e bashkangjitur raketa e zotit Branson, u nis për fazën e parë të fluturimit. Në bord ishin zoti Branson dhe pesë pjesëtarë ekuipazhi nga kompania e tij Virgin Galactic.

Mjeti hapësinor u shkëput nga avioni më i madh në një lartësi prej 13 kilometrash, aktivizoi motorin dhe më pas arriti në skajin e hapësirës në një lartësi prej 88 kilometrash. Pas disa minutash pa gravitet për ekuipazhin, aeroplani hapësinor u ul në pistë.

Dy anije, dy kompani, me një qëllim: shpërthimi i themeluesve të tyre miliarderë në hapësirë. Richard Branson dhe Jeff Bezos lançuan Virgin Galactic dhe Blue Origin në fillimin e viteve 2000, dhe tani të dy burrat sfidojnë njëri tjetrin.

Rezultati i një mbivendosjeje në afatet kohore të zhvillimit të kompanive dhe rivalitetit të ashpër të çiftit, nisjet shënojnë një moment historik në industrinë e turizmit hapësinor që po lind. Ndërsa manjatët janë ndër udhëtarët e parë, qëllimi i tyre përfundimtar është të lejojnë qindra klientë (të pasur) të admirojnë me sytë e tyre, për disa minuta, lakimin e Tokës.

Ata nuk do të jenë miliarderët e parë në hapësirë. Hungarezo-Amerikani Charles Simonyi dhe Guy Laliberte, bashkëthemeluesi Kanadez i Cirque du Soleil, kaluan disa ditë në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar përkatësisht në 2007 dhe 2009, por bënë udhëtimin me raketa Ruse Soyuz.

Bezos dhe Branson do të jenë të parët që do të bëjnë një udhëtim me kompanitë private të hapësirës – të cilat ata vetë i krijuan.

Flamuri shqiptar në Hënë

Në vitin 1971, në Hënë niset “Apollo 15” dhe në bordin e saj u vendosën 32 flamuj të vegjël nga e gjithë bota, të kapur me litar. Tekniku i lartë i NASA-s në atë kohë ishte William Kokalari, apo Vilson Kokalari. Ai ishte një shqiptar me origjinë nga Gjirokastra.

Pas përfundimit të misionit, flamujt dolën në një ankand të madh. Flamuri në fjalë, atë kohë me yllin e verdhë, ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij. Ai shoqërohet dhe me një certifikatë origjinaliteti. Sot flamuri është në duart e sigurta të koleksionistëve.

Neil Amstrong, komandanti i Apollos 11, anijes kozmike që zbriti në Hënë, ka hyrë në histori me shprehjen e tij, pasi hodhi hapin e parë në “dheun e largët” në vitin 1969. Ai tha: “Një hap i vogël për muaj, po një kërcim gjigand për njerëzimin”.

Wilson Kokalari, u lind në Gjirokastër dhe vjen nga familja e shquar Kokalari, ndër të cilët, më e njohura është Musine Kokalari, viktima e komunizmit. Wilson-i ishte vetëm një vjeç e gjysmë kur e gjithë familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ati, Hilmi Kokalari ishte biznesmen i shkathët. Qysh në fillim filloi biznes me ullinj dhe djathë me Shqipërinë. Kjo përpjekje për të mos u shkëputur tërësisht nga Shqipëria përpak i kushtoi rëndë Hilmiut që në vitin 1939 u kthye nga Shqipëria vetëm pak ditë përpara pushtimit italian.

Me shkëputjen e lidhjeve, ai u përqendrua në tregtinë e pronave të patundshme. Me një numër ndërtesash në pronësi, në Manhattan, qysh në atë kohë më shumë se 50 vjet më parë, familja do të ishte sot miliarderë. Mirëpo, djemtë e tij kishin të tjera plane.

Wilson Kokalari dhe i vëllai, u dashuruan pas inxhinierisë. Wilson shkoi në “Perdue University” ku shkojnë pothuajse të gjithë ata që bëhen astronautë. Për shembull, Neil Armstrong, komandanti i Apollos 11, kishte një diplomë inxhinierie nga ky universitet.

Programi Apollo kishte filluar qysh në kohën e presidentit Eisenhower, por asnjëherë nuk kishte marrë zhvillim për mungesë fondesh. Mirëpo, në prill të vitit 1961, sovjetikët dërguan njeriun e parë në Hapësirë, astronauting Yuri Gagarin. Efekti propagandistik ishte i fuqishëm në kuadrin e Luftës së Ftohtë. Një muaj më vonë Presidenti Kennedy foli përpara Kongresit dhe premtoi se “përpara se të mbyllet kjo dekadë do ta ulim njeriun në Hënë dhe do ta kthejmë në Tokë shëndosh e mirë”.

Në vitet që vijuan NASA do të punësonte 400 mijë vetë dhe do të shpenzonte 24 miliardë dollarë. Në këto kushte, dhjetëra firma nga më të mirat amerikane konkurruan për t’u bërë kontraktuesit kryesorë të NASA-s. Dy firma private fituan kontratën për të ndërtuar dy pjesët kryesore të anijes kozmike që do të shkonte në Hënë: “North American Aviation” nga California do të ndërtonte Modulin e Komandë-Shërbimit (Command/Service Module – CSM) të Apollos, ndërsa “Grumman Aircraft Engineering Corporation” nga Long Island i New York-ut, fitoi të drejtën për të ndërtuar Modulin e Udhëtimit në Hënë (Lunar Module ose Lunar Excursion Module – LEM).

Një inxhinier shqiptar drejton programin e testimit të Apollo-s

Wilson Kokalari është nga të paktët ata që punoi për të dyja këto kompani. Projekti ishte gjigand dhe nuk mund të përballohej vetëm nga këto dy kompani. Të paktën katër firma të tjera private u kontraktuan nga NASA për të ndërtuar nënsistemet e anijes kozmike.

Pozicioni i inxhinierit nga Gjirokastra ishte kyç për programin. Ai ishte testuesi kryesor final i tij. Pasi përfundonin nënsistemet ato duhej të testoheshin se si funksiononin. Pastaj duhej të testoheshin të gjitha së bashku dhe më pas i gjithë sistemi testohej elektronikisht se si do të funksiononte në hapësirë, pa astronautët brenda. Në fund, i gjithë sistemi, e gjithë anija kozmike testohej bashkë me astronautët brenda saj për të marrë lejen që të nisej drejt hapësirës.

Programi i testimit është qindra faqesh, e detajet pastaj kërkojnë mijëra të tilla. Ai u shkrua nga inxhinieri shqiptar gjatë një pune voluminoze dyvjeçare. Libri me të gjitha hapat e testimit me titullin Apollo, mban emrin e tij në ballinë dhe në kohën kur u shkrua ishte një nga sekretet më të mëdha të botës. Ndonëse ishte autori i tij dhe ndonëse ishte shumë i besuar, as Wilson-i vetë nuk mund ta merrte me vete jashtë vendit të punës këtë libër.

Por më pak të publicizuara janë fluturimet provë apo të papërfunduara në Hapësirë si edhe vajtjet e mëvonshme në Hënë. Për shembull, gjatë periudhës 21 dhjetor 1968 dhe 18 maj 1969, NASA nisi tre misione Apollo (8, 9 dhe 10) në Hapësirë, duke shpejtuar punën nga frika se mos sovjetikët arrinin aty të parët. Secili mision kishte nga tre vetë, por asnjëri nuk u ul dot në Hënë. Gjashtë herë janë ulur amerikanët në Hënë (Apollo 11, 12, 14-17) dhe meritë për këto suksese ka një staf i gjerë, por pak njerëz kanë qenë aq në qendër të aksionit Wilson Kokalari.

Një pllakë me emrin e tij në Hënë

Astronautët në shenjë falënderimi për punën e jashtëzakonshme të Wilsoni-it dhe stafit teknik, morën me vete një pllakë, me emrat dhe firmat e tyre, të cilën e vendosën në Hënë, aty ku zbritën. Wilson Kokalari e ka njohur Sheppard-in gjatë punës së tij shumëvjeçare. në një nga seksionet më kyçe të NASA-s, por nuk ka punuar drejtpërdrejt mSot, gati 40 vjet prej asaj ngjarjeje, të duket gati po aq mrekulli që njeriu e ndërmori atë hap gjigand. Wilson Kokalari, tani një pensionist, ndërroi jetë në vitin 2018. Ai ka qenë aty për të gjithë versionet e Apollo-s dhe ruan disa prej librave të punës, shumica e të cilave janë tepër teknike për njeriun e zakonshëm.

Burimi: Ilyriapress. Përshtati: Businessmag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #28 - Prill 2022

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar.

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë Botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrain- asve.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve. Më 8 Mars, Çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhë së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0