WhatsApp vjen tashmë me një risi për bizneset - Business Magazine Albania

WhatsApp vjen tashmë me një risi për bizneset


WhatsApp, platforma e mesazheve e përdorur nga më shumë se 1 miliardë persona në mbarë botën, po teston një sistem që për herë të parë do u lejojë bizneseve të komunikojnë direkt me përdoruesit e WhatsApp .

Ky testim është një sinjal i rëndësishëm sesi WhatsApp planifikon të bëjë para nga shërbimet e tij të mesazheve. WhatsApp nuk ka krijuar një model biznesi që prej tre vjetësh që kur Facebook e bleu atë për 19 miliardë dollarë.

Një burim potencial të ardhurash është tarifimi i bizneseve që duan të kontaktojnë konsumatorët e tyre në WhatsApp. Por kompania është duke punuar me kujdes për të shmangur problemet me mesazhet spam.

WhatsApp vitin e kaluar njoftoi planin e saj për zhvillimin e sistemit, i njohur si një “Application Programing Interface”, apo API, duke përmendur shembuj të tillë si: një përdorues flet me një bankë në lidhje me një transaksion mashtrues apo me një linjë ajrore për një fluturim të vonuar.

Muajin e kaluar WhatsApp arriti një marrëveshje me Y Combinator, i cili siguron trajnime dhe këshilla për startup-et që tregojnë potencial, në mënyrë që një pjesë e vogël e kompanive të marrin pjesë në këtë program për të dhënë më pas një feedback për shërbimin e ri.

burimi: reuters.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0