WhatsApp po lançon veçorinë, ku do të mbrohen bisedat tuaja më private - Business Magazine Albania

WhatsApp po lançon veçorinë, ku do të mbrohen bisedat tuaja më private

lançon

WhatsApp ka njoftuar për një veçori të re që thotë se: “do të mbrojë bisedat tuaja më private”.

Chat Lock do t’i lejojë përdoruesit e aplikacionit të mesazheve të marrin një bisedë dhe ta vendosin në një dosje të re që mund të hyjnë në të vetëm me një fjalëkalim ose me informacion biometrik, si për shembull një gjurmë gishti.

Meta, kompania mëmë e WhatsApp tha sese kjo do t’u siguronte përdoruesve edhe me një shtresë shtesë sigurie dhe tashmë ka filluar ta lansojë atë.

Lexo: Hana Qerimi, një rrugëtim suksesi

Përmbajtja e mesazheve në njoftime gjithashtu do të jetë e fshehtë automatikisht, tha gjiganti i teknologjisë.

“Ne besojmë se kjo veçori do të jetë e mrekullueshme për njerëzit që ndajnë telefonat e tyre herë pas here me një pjesëtar të familjes, ose në momentet kur dikush tjetër po ju mban telefonin në momentin e saktë kur ju shkruan dikush papritur”, tha Meta në një njoftim për shtyp.

fortuneindia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0