Warren Buffett këshillon studentët të mirëpresin emigrantët ndërkohë që Trump i ndalon ata - Business Magazine Albania

Warren Buffett këshillon studentët të mirëpresin emigrantët ndërkohë që Trump i ndalon ata


Ishte një moment ironik. Të premten, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku ndalonte emigrantët dhe refugjatët nga shtatë vende – Iran, Irak, Libi, Somali, Sudan, Siri dhe Jemen – për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Mes efekteve të tjera, ndalimi ka krijuar kaos në aeroportet kombëtare, ku vizitorët dhe refugjatët nga vendet e prekura, që mbanin viza apo Green Card, të cilat deri në atë moment u jepnin atyre status ligjor, zbarkuan nga aeroplanët e tyre në një vend që ata nuk ishin të lejuar të hynin.

Ndërkohë, disa qindra milje larg nga Shtëpia e Bardhë, Warren Buffett dhe Bill Gates u adresonin studentëve të Universitetit Columbia një sërë tematikash që përfshinin dhe emigracionin. Edhe pse as ai dhe as publiku nuk ishin në dijeni të rendit të ri ekzekutiv të Trump, Buffett shpjegoi se pse ai është pro-emigracionit. “E pra, emigracioni, ky vend është ndërtuar mbi të. Ky vend është i bekuar nga emigrantët,” shtoi ai më vonë. “Dhe ju mund t’i merrni ata nga çdo vend që dëshironi dhe pikërisht ata kanë ardhur këtu dhe kanë gjetur potencialin për të zgjidhur diçka që vendi i tyre nuk e ka lënë ta bëjë dhe ne jemi produkt i saj.”

Vetëm të krishterët lejohen

Urdhëri ekzekutiv i Trump ka një përjashtim, duke lejuar hyrjen vetëm për emigrantët e krishterë nga vendet e palejuara. Pra, është i vlefshëm përsëritja e shembullit të preferuar të Buffet të efektit që kanë pasur emigrantët në SHBA, të cilin ai e ndau me studentët e Columbia: “Nëse ju mendoni rreth saj,” tha ai, “ne jemi ulur këtu, pjesërisht, për shkak se dy emigrantë hebrenj, të cilët në vitin 1939 në gusht nënshkruan letrën ndoshta më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara.” Letra në fjalë ishte nga Albert Einstein dhe Leo Szilard. Ajo paralajmëroi presidentin Franklin D. Roosevelt se Gjermania po përpiqej të ndërtonte një bombë atomike dhe i rekomandoi qeverisë së SHBA-së për të punuar në zhvillimin e aftësive bërthamore. “Po të mos kishte qenë për këto dy emigrantë, ku i dihet ne nuk do të ishim të ulur në këtë dhomë,” tha Buffett.

Buffett, sigurisht, nuk është i vetëm në kundërshtimin ndaj politikave të anti-emigracionit të Trump. CEO i Apple Tim Cook, CEO i Facebook Mark Zuckerberg, CEO i Microsoft Satya Nadella dhe CEO i Google Sundar Pichai shprehën gjithashtu kundërshtimin ndaj ndalimit, duke paralajmëruar se kjo do të ndikojë negativisht në operacionet e kompanive të tyre. Microsoft ndërmori hapin për të paralajmëruar investitorët zyrtarisht se ndalimi mund të ndikojë në performancën e saj financiare, sepse kjo do t’i krijojë vështirësi personelit. Ndërkohë, Google u bëri thirrje punonjësve që udhëtojnë nga vendet e prekura me Green Card apo viza H-1B të kthehen menjëherë në SHBA dhe ata që tashmë janë në SHBA të mos largohen nga vendi.

Pasi protestuesit u mblodhën në JFK dhe aeroporte të tjera, të paktën dy gjyqtarë federalë, një në Bruklin dhe një në Uashington, kanë lëshuar urdhra bllokimi për deportimin e emigrantëve, të cilët kanë marrë në mënyrë të ligjshme viza apo Green Card. Shumë emigrantë janë ndaluar për orë të tëra nga zyrtarët, të cilët nuk janë të sigurt se çfarë të bëjnë me ta, ndërsa ndalimi përballet me sfida ligjore. Çfarë do ndodhi tjetër është thjesht hamendësimi i çdokujt, por tani për tani, ata që kanë lindur në vendet e prekura, të cilët nuk e kanë tashmë shtetësinë e plotë të SHBA qëndrojnë në ankth për të nesërmen.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0