Volkswagen po prezanton modelin e ri Golf 8 (VIDEO)
Përditësuar së fundmi: 24/10/2019

Volkswagen po prezanton modelin e ri Golf 8 (VIDEO)

Share
nga Eridon Elshani
Tet 24, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Në Wolfsburg është duke u prezantuar gjenerata e tetë e veturës më të popullarizuar në Europë, Volkswagen Golf.

Raportohet se Golf 8 nuk do të dallojë shumë nga modeli 7, derisa pjesa e pasme është ristilizuar e dritat besohet se do të kenë formë më të thepisur që i përshtatet shumë dritave të gjeneratës më të re të Volkswagen.

Megjithatë, ajo çfarë ka zgjuar më së shumti kureshtje është eksterieri që është ruajtur me fanatizëm dhe adhuruesit e këtij modeli po presin me padurim të shohin se çfarë kanë “gatuar” në fabrikën e Volkswagen.

Sa i përket motorit, ende nuk ka të dhëna zyrtare, por pritet të ketë të ndryshëm si ai me 3 cilindra me 1.0 litra, me 4 cilindra 1.5 litra dhe 2.0 me benzinë dhe 1.5 litra me metan si dhe ata me 1.6 dhe 2.0 me naftë.



Evente

Një hap drejt Suksesit!

Dhjetor 14, 2019
09:00 - 17:00