Volkswagen dhe Ford marrin në konsideratë bashkëpunimin

Volkswagen dhe Ford marrin në konsideratë bashkëpunimin


Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Volkswagen dhe Ford, bënë një anunçim të rëndësishëm. Dy kompanitë, do të krijojnë një bashkëpunim për të zhvilluar projekte të ndryshme. Mbi të gjitha, makina komerciale.

“Ford është e vendosur që të përmirësohet si dhe të zhvilloje modele të reja biznesi. Këto kërkojnë bashkëpunim me partnerët për të përmirësuar efiçensën dhe efektivitetin.” – citoi Jim Farley, President i tregjeve ndërkombëtare pranë Ford.

“Ky bashkëpunim potencial me Volkswagen Group është një shembull tjetër se si ne mund të bëhemi më të fortë, ndërkohë që krijojmë një portofol produktesh të mirë global dhe kapacitete zgjerimi.” – vazhdoi ai.

Thomas Sedran, Head of Strategy pranë Volkswgen Group, bëri edhe ai komentet e tij.

“Tregjet dhe konsumatorët janë duke ndryshuar me një shpejtësi të pabesueshme. Të dyja kompanitë kanë pozicione të forta dhe plotësuese aktualisht në segmente të ndryshme të makinave tregtare. Për t’u adaptuar, duhet të rrisim fleksibilitetin nëpërmjet bashkëpunimeve. Ky është elementi thelbësor i Volkswagen Group Strategy 2025. Bashkëpunimi me Ford shihet nga ne si një mundësi e mirë.” – u shpreh Sedran.

Nëse ky bashkëpunim vazhdon, nuk do të ketë ndryshime në pronësinë e kompanive. Të dyja palët premtojnë të reja ndërkohë që bisedimet vazhdojnë. Volkswagen konfirmoi për “The Drive” se diskutimet midis seksionit të makinave komerciale pranë kompanisë me Ford po vazhdojnë. Frytet e para pritet të shihen në Volkswagen Krafter dhe Ford Transit në vazhdim.

Vitin që shkoi The Wall Street Journal raportoi se diskutime të ngjashme ishin duke u bërë me grupin Fiat Chrysler Automotive.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0