Vodafone Albania, merr liçensen për ofrimin e sherbimit te parave elekronike ne Shqiperi - Business Magazine Albania

Vodafone Albania, merr liçensen për ofrimin e sherbimit te parave elekronike ne Shqiperi


Pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë liçensoi zyrtarisht Vodafone M-PESA për ofrimin e shërbimeve të parave elektronike. Pas më shumë se dy vitesh pune të palodhur për përshtatjen dhe strukturimin e këtij shërbimi, Vodafone Albania është në prag të prezantimit në treg  të Vodafone M-PESA,  një prej zgjidhjeve më të suksesshme të parave elektronike në botë. Shqipëria do ti bashkohet shteteve të tjera në botë që kanë prezantuar M-PESA  gjerësisht dhe suksesshëm me një numër prej më shumë se 17 million abonentësh në të 4 kontinentet. Vodafone Albania është i dyti shtet Europian që do të nisë sherbimet M-PESA pas Rumanise e cila filloi ofrimin e  sherbimive ne Prill 2014.

Të gjithë përdoruesit e telefonise së levizshme në vend, perfshirë këtu edhe atë pjesë të popullsisë që nuk disponon llogari bankare , do të kenë mundësi të perfitojne nga transfertat e parave elektronike duke pasur mundësinë të depozitojnë para elektronike dhe dërgojnë para drejt familjarëve dhe miqve, të paguajnë fatura, të blejnë paketa komunikimi, çdo gjë nëpërmjet aparatit celular, në një mënyrë të sigurtë, të shpejtë dhe me çmime konkuruese kurdo dhe kudo që të ndodhen.
Me një investim prej rreth 3 Million Euro, Vodafone M-PESA do të mund të përdoret nga të gjithë abonentët e telefonisë celulare pavarësisht operatorit që përdorin. Ky sistem pagesash nëpërmjet celularit i ideuar nga Vodafone dhe i përshtatshëm për çdo tip celulari, do ti mundësojë abonentëve të kenë një llogari parash elektronike në telefonin e tyre me anë të të cilit do të jenë në gjëndje të dërgojnë dhe marrin para nga rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të paguajnë fatura dhe komunikim kudo që të ndodhen me çmimet më të favorshme në treg, më shpejt, më sigurtë dhe më lirë se metodat e ngjashme ekzistuese në tregun Shqiptar. M-PESA është një zgjidhje që i jep mundësinë klientëve të kryejnë transferta lehtësisht pa pasur nevojën të kenë një llogari bankare apo kontakt me bankën.
Me rastin e liçensimit  të Vodafone M-PESA, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare u shpreh se: “Vodafone është gjithmonë udhëheqës i zhvillimeve teknologjike në Shqipëri dhe nëpër botë, duke pasur gjithmonë në fokusin kryesor mundësimin e një përvoje të pakrahasueshme për klientët. Sipas mendimit tim, M-PESA përmban të gjitha vlerat për të cilat ne në Vodafone besojmë fort dhe që janë: të përmirësojmë dhe lehtësojmë komunikimin dhe jetën e klientëve tanë nëpërmjet zgjidhjeve dhe risive teknologjike. Falë M-PESA, përdoruesit e telefonise celulare do të kenë mundësinë të depozitojnë dhe të dërgojnë para tek të dashurit e tyre kudo që janë nëpër botë, apo tek njerëzit në nevojë kudo në vend në mënyrë të sigurt dhe të përballueshme për të gjithë. Ne përpiqemi të përdorim teknologjinë dhe inovacionin për ti mundësuar një botë më të mirë dhe për të lehtësuar jetën e klientëve tanë. M-PESA është një prej atyre zgjidhjeve unike që po bën diferencën nëpër botë. Sfida jonë është ta realizojmë këtë risi në Shqipëri.”
Ne i mundësojmë klientëve tanë të jenë gjithnjë të lidhur, duke përfituar nga shërbimet inovatore që prezantojmë në treg për ta. Jemi të bindur se Vodafone MPESA do të mirëpritet nga klientët sepse:

I shërben popullsisë që nuk përdor sistemin bankar duke i ofruar atyre një mundësi me kosto efiçente për t’i dërguar para miqve dhe familjareve të tyre, për të paguar faturat e tyre, të blejnë paketa komunikimi në një mënyre të shpejtë, të sigurt, me çmime të perballueshme kudo dhe nga çdo vend i Shqipërisë, të gjitha  nëpërmjet aparatit celular,

    • i mundëson klientëve të aksesojnë shërbimet financiare në afërsi të vendeve ku ata banojnë dhe punojnë, duke realizuar kështu premtimin për zgjidhjen e dy problemeve të mëdha në lidhje me përfshirjen financiare, mungesën e afërsisë dhe kostot e larta,
    • rrit mundësitë për punësim nëpërmjet agjenteve M-PESA të shpërndarë kudo nëpër vend,
    • ul nivelin e informalitetit në sistemin financiar dhe në ekonomi si dhe redukton përdorimin e kanaleve informale për dërgimin e parave,
    • do të jetë një faktor nxitës për ndërgjegjësimin e individëve të çdo moshe e formimi për përdorimin e institucioneve financiare me kalimin e kohës,
    • kontribuon direkt në PBB.

Burimi: ikub.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0