Indeksi global i pasaportave, Shqipëria pozicionohet gjashtë vende më lart

Vlera e pasaportave, Shqipëria pozicionohet gjashtë vende më lart se vjet


Sipas indeksit global të pasaportave që bëhet publik çdo vit nga Henley and Partners, Shqipëria rezulton me rritje të ndjeshme në disa pozicione krahasuar me vjet. Indeksi mat fuqinë e pasaportave në të gjitha shtetet e botës. Këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 48-të. Në vitin 2018 ajo renditej në vendin e 54-ët. Sipas këtij indeksi, për të gjithë ato që kanë një pasaportë shqiptare, mund të kryejnë lëvizje të lirë në 116 vende të botës, krahasuar me një vit më parë ku mund të lëviznin vetëm në 100 të tillë. Duke u ngjitur me gjashtë pozicione, Shqipëria ka mundur të lërë pas dy vende të tjera europiane siç janë Gjeorgjia dhe Turqia. Nga vendet e rajonit, Kosova është shteti, i cili pozicionohet i fundit. Këtë vit, sipas indeksit, janë 5 vende të reja në të cilat të gjithë ata që zotërojnë një pasaportë të Kosovës, mund të lëvizin lirshëm, kështu që, numri i shteteve ku ata mund të lëvizin lirshëm shkon në 43.

Lexo:  Sa vlen pasaporta shqiptare?!

Në harkun kohor prej 10 vitesh Shqipëria renditet si një nga shtetet që ka bërë progres në renditjen globale, duke u ngjitur me 28 vende. Pavarësisht kësaj, në Europë vijon të mbetet ndër vendet me pasaportën më të dobët. Shtetet me pasaportën më të fuqishme rezultojnë Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0