"Vjen në Tiranë më 25 Prill themeluesi i Angel Den, Bill Morrow"
Përditësuar së fundmi: 19/04/2018

“Vjen në Tiranë më 25 Prill themeluesi i Angel Den, Bill Morrow”

Share
nga Neada Muçaj
Pri 19, 2018

Sipërmarrësi, Bill Morrow ka krijuar, ndërtuar dhe shitur biznese për 25 vitet e fundit. Ai është Kryetar dhe Themelues i Angels Den, Rrjeti më i madh i Ëngjëjve në Europë, dhe është vlerësuar si njeriu më me influencë në financat alternative nga City AM.

Bill e nisi punën e tij si një llogaritar në Virgin dhe menjëherë u vendos në bankën e investimeve në qytetin e Londrës. Ai ngriti një kompani ndërkombëtare për shërbime financiare, të cilën e shiti në një Bankë të Wall Street në vitin 2001. Që nga ai moment ai po bën investimet e tij.

Bill është i vendosur që çdo biznes i besueshëm dhe në rritje, në çdo cep të botës duhet të ketë mundësinë për të pasur fonde. Për të: “Nuk mund t’i ndryshosh gjërat duke luftuar realitetin, për të ndryshuar diçka ndërto një model të ri që e bën modelin ekzistues të dalë mode.”

Që nga themelimi i Angels Den në vitin 2007, ai ka ndryshuar rregullat për investimin e engjëjve dhe ka udhëhequr rrugën për të bërë investime me të vërtetë të arritshme për bizneset e mëdha.

Bill dhe Lois, themeluesit, e krijuan Angels Den në vitin 2007 sepse ata ishin të shqetësuar se sa e vështirë ishte për kompanitë në hapat e tyre të parë për të rritur investimet. Angels Den është një platformë investimi online që e bën të thjeshtë të zotëroni aksione për kompanitë të cilat janë në fazën fillestare dhe që potencialisht mund të bëhen diçka më e madhe.

Formimi i Bill kryesisht i përket fushës së investimeve bankare. Në këtë fushë, investitorët nuk mund të gjenin biznese të mira. Në vend që të ankoheshin ata vendosën të bënin diçka dhe filluan të prezantonin biznese përmes faqes së web-it të Angles Den dhe të mbanin evente prezantimi në Londër.

Ata shpejt kuptuan se kompanitë më të suksesshme përfituan nga udhëzimet dhe lidhjet që investitorët ofruan, po aq sa edhe nga vetë financimi. Prandaj, ata kërkuan përfshirjen e një investitori kryesor përpara se të hapeshin fonde për investitorët e tjerë.

Që nga ai moment, ata kanë punuar pa u lodhur për ta bërë tërë procesin sa më të thjeshtë dhe të vlefshëm. Angels Den aktualisht operon në 10 vende.

Billi shpesh është duke udhëtuar nëpër botë e duke ndarë vizionin e tij për mënyrën e duhur për të mbledhur fonde. Këtë herë ai ka zgjedhur qytetin e Tiranës për të zhvilluar një seminuar më datë 25 Prill, lidhur me mundësitë e financimit që mund të arrijë një startup. Sepse për Bill, “Është më e rëndësishme të kesh një model të mirë biznesi sesa një plan të mirë biznesi.”

Seminari “Biznesi Startup dhe Qasja në Financa” është një event i krijuar për të dhënë njohuri për ndërtimin e një startup-i të suksesshëm dhe për të mësuar se si të tërhiqni investime ose të merrni financime për biznesin tuaj. Ky seminar prej 3 orësh që do t’ju çojë në udhëtimin sipërmarrës duke u shkallëzuar nga ideja te lançimi dhe gjithashtu si të rriteni në një biznes të ri. Nuk duhet humbur kjo mundësi e artë! 

Për t’u bërë pjesë regjistrohuni këtu: https://businessmag.al/business-events/registration/



Evente

Communication Skills Station

Maj 26, 2018
11 AM - 2 PM

Konferenca Spark.me 2018

Maj 26, 2018
në orën 09:00 AM - 27 Maj në 07:00 PM

Auto Sallon Tirana 2018, Edicioni i 3-të & Automotive Forum

Maj 31, 2018
6:00 PM - 9:00 PM, 1-3 Qershor, ora 10:00 AM - 8:00 PM

I do Real Estate – nga Eglent Bici

Qershor 7, 2018
10 AM - 12:30 PM

Startup Grind Europe Conference

Qershor 13, 2018
8 AM - 6 PM