Viti nis me një besim të ulët në ekonomi - Business Magazine Albania

Viti nis me një besim të ulët në ekonomi


Besimi në ekonominë e vendit ka rënë gjatë muajve të fundit të vitit që sapo lamë pas. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë vëren se treguesi që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve ra 1.2 pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikim dha ulja e besimit në shërbime, tregti dhe industri.

Treguesi i besimit në shërbime,  ra mbi 3 pikë përqindje. Si kërkesa dhe ecura e biznesit shënuan rënie në këtë drejtim.

Në sektorin e industrisë treguesi i besimit ra 0.3 pikë përqindje, por është mbi mesataren historike.

Rënien më të lartë e pati besimi në tregti, mbi 5 pikë përqindje, duke mbetur nën nivelin e mesatares historike të saj. Punësimi në këtë sektor rezulton më pesimist, i ndjekur nga pritshmëritë për ecurinë e biznesit.

Në sektorin e ndërtimit besimi është rritur, ashtu si edhe në pjesën e konsumit në tërësi.

Në ndërtim po rriten kontratat e porosive, ndërsa te konsumatorët besimi është rritur nga të ardhurat.

Besimi në ekonomi është një faktor i rëndësishmë, pasi ai përcakton planin e shpenzimeve të personit, familjeve apo sipërmarrjeve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0