Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale ka ndezur debat global për rreziqet që paraqet përdorimi i inteligjencës artificiale dhe robotikës në vendet e punës. Pamjet e kamerave të sigurisë, të regjistruara në një fabrikë në Kinë, tregojnë një robot industrial që papritur aktivizohet dhe shfaq sjellje agresive, të paparashikuara.
Në video, roboti , i varur nga një vinç fillon të rrotullojë gjymtyrët në mënyrë të çrregullt, teksa dy punëtorë ndodhen pranë. Njëri prej tyre duket se bëhet objektiv i pajisjes, por falë reagimit të shpejtë, punonjësit arrijnë të fiksojnë furnizimin me energji elektrike, duke shmangur lëndimet.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje skena të ngjashme me filma si “Terminator”, ndërsa media ndërkombëtare si NEXTA e kanë shpërndarë videon me komentin: “Ja si mund të duket një revoltë robotësh.”
Lexo edhe: OpenAI heq dorë nga planet për t’u kthyer në kompani fitimprurëse!
Reagimet kanë qenë të shumta. Një kirurg ka ngritur shqetësime për sigurinë e ndërhyrjeve kirurgjikale me robotë, ndërsa përdorues të rrjeteve sociale kanë preferuar AI-të “më të buta” si ChatGPT, duke i cilësuar si më pak kërcënuese.
Me evolucionin e shpejtë të teknologjisë, thirrjet për protokolle më të rrepta sigurie po bëhen gjithnjë e më të forta.
This is what the machine uprising might look like: a video is going viral online showing a robot going berserk during testing. pic.twitter.com/ughQ0J45Fi
— NEXTA (@nexta_tv) May 2, 2025
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.