Me rastet e koronavirusit që janë rritur përsëri në Europë, vendet kanë filluar të miratojnë masat e tyre unike për të luftuar valën e dytë të virusit dhe Gjermania nuk është mbrapa. Një reklamë e realizuar nga qeveria gjermane është bërë virale në internet. Reklama vlerëson me humor të rinjtë vendas duke i quajtur “patate në divan”, ndërsa vendi po lufton me një valë të dytë të koronavirusit.
Reklama e parë e titulluar “#heronjspecial -së bashku kundër koronës”, përshkruan një burrë të moshuar që kthehet prapa në dimrin e vitit 2020. Ajo mbron parullën, “rri në shtëpi, shpëto jetë”, por ka edhe diçka tjetër që e bën shumë të veçantë. Në reklamë, shihet një njeri i moshuar, duke u intervistuar në lidhje me krizën Covid-19 dhe tregon se si ai dha një kontribut për të ndaluar përhapjen e pandemisë duke qëndruar në shtëpi në “dimrin e vitit 2020”, kur ishte një student inxhinierie në moshën 22-vjeçare.
LEXO: Rreziku i ndjenjës së izolimit krijuar nga pandemia
Ai vazhdon duke thënë se ishte “përtacia” e tij që e shpëtoi, në kohën kur “fati”’ i vendit ishte vënë në duart e të rinjve. Reklama synon të shpërblejë durimin dhe nderon heroizmin e qëndrimit në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
The German Govt's latest Corona advert – now subtitled in English. Quite good. pic.twitter.com/nbRZIm9RcN
— Axel Antoni (@antoni_UK) November 14, 2020
Kjo reklamë, ka goditur shumë përdorues të internetit dhe duket se i drejtohet posaçërisht popullatës së re në përpjekje për t’i inkurajuar ata që të tregojnë kujdes. Reklama është aq pozitive dhe u kërkon qytetarëve t’i rezistojnë kërkesës për të dalë nga shtëpia, për një të ardhme më të mirë kolektive. Gjermania, deri tani ka raportuar më shumë se 12,000 vdekje nga koronavirus.