VIDEO/ Gazetari holandez arrin të futet në video-konferencën konfidenciale me ministrat e BE-së - Business Magazine Albania

VIDEO/ Gazetari holandez arrin të futet në video-konferencën konfidenciale me ministrat e BE-së

Gazetari Daniel Verlaan i televizionit holandez RTL nuk preferoi që të priste si kolegët e tjerë përfundimin e mbledhjes online e mbyllur për mediat të ministrave të Mbrojtjes evropiane por ka arritur të futet pa leje në linje duke befasuar Josepf Borrell. Shefi i diplomacisë evropiane u çudit nga sjellja e atij që duhej të ishte ministri holandez i mbrojtjes por gazetari u vetëprezantua. Ai ka arritur të futet falë informacioneve të publikuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter.

Në ekranin e madh të videokonferencës gazetari Verlaan si fillim rregullon flokët dhe më pas duke buzëqeshur i përshëndet ministrat me dorë. Sakaq, edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, ka buzëqeshur, por më pas e ka vënë atë në dijeni se ishte futur në një konferencë sekrete dhe mund të arrestohej.

“A e di se je futur në një konferencë sekrete. E dini që është vepër penale, hë? Më mirë dilni nga konferenca, përpara se të vijë policia”- i ka thënë Borrell, duke qeshur.

“Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

Bëhet e ditur se Verlaan kishte arritur të siguronte akses për takimin sepse llogaria në Twitter e Ministrit Ank Bijleveld përmbante shkurtimisht një foto me adresën e hyrjes dhe një pjesë të kodit PIN. Pas disa përpjekjesh, RTL Nieuws gazetari arriti të hamendësonte kodin PIN të mbledhjes sekrete, sepse pesë nga gjashtë shifrat e kodit pin ishin të dukshme në Twitter-in e ministrit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0