VIDEO/ Finalja e Sanremos, Ermal Meta pretendent për të fituar - Business Magazine Albania

VIDEO/ Finalja e Sanremos, Ermal Meta pretendent për të fituar

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, qëndron në krye të klasifikimit edhe në natën e dytë të festivalit të SanRemos në Itali. Kënga “Un milione di cose da dirti” u rendit e para nga votat e orkestrës së festivalit, ndërsa e dyta Orietta Berti me “Quando ti sei innamorato” dhe të tretët Extraliscio feat. Davide Toffolo me “Bianca luce nera”.

Rikthimi i tij në Sanremo, pas tre vitesh,  nga fitorja në duet me Fabrizio Moro-n, nga e cila u rendit në vendin e pestë në Eurovision, nis pikërisht nga këtu: Nga një këngë dashurie dhe shumë intime e kompozuar nga Ermal Meta tre vite më parë, e mirëmenduar për zërin dhe pianon.

Kjo renditje provizore u zbulua pas përfundimit të natës së dytë të festivalit, ndërkohë që fituesi do të përfaqësojë Italinë në Eurovizon 2021. Festivali i SanRemos regjistron këtë vit shikueshmërinë më të ulët që nga viti 2014 për shkak edhe të pandemisë. Nata finale e edicionit 71 të Sanremo-s nën prezantimin e Amadeus dhe Fiorello-s.do të jetë në datën 6 mars. Ndërsa, në garë për çmimin e parë janë 26 këngëtarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0