Vendimmarrja Financiare në Biznes, sipërmarrëset e Dhomës Ekonomike të Gruas marrin njohuri nga trajnimi online - Business Magazine Albania

Vendimmarrja Financiare në Biznes, sipërmarrëset e Dhomës Ekonomike të Gruas marrin njohuri nga trajnimi online

Vendimmarrja Financiare

Dhoma Ekonomike e Gruas ka organizuar ditën Premte, datë 27 Nëntor trajnim mbi Sipërmarrjen Financiare, ku u trajtuan çështje si:  burimet e financimit të një biznesi, kreditë dhe grantet. Në cilat kushte mund të aksesojmë projekte dhe grante kur jemi në kushtet e një biznesi të vogël, të mesëm apo të madh, etj. Trajnimi ka pasur një interes shumë të madh, u vu re pjesëmarrje e konsiderueshme zonjash sipërmarrëse, rreth 50 zonja  të pranishme në trajnim, antare të Dhomës Ekonomike të Gruas si dhe sipërmarrëse të tjera. Për më shumë se dy orë interaktive, zonjat  kanë ndarë shqetësimet dhe pyetje të ndryshe, ku pjesa më e madhe ishte e përqëndruar specifikisht mbi mënyrën se si duhet të operohet për të përballuar me sukses ndryshimet e tregut, pas pandemisë së Covid 19.

Disa tema dhe nevoja që dolën në pah gjatë takimit janë:

  • Si të marketojmë biznesin në vendet fqinje
  • Si mund të kemi akses të bëjmë biznes jashtë Shqipërisë, duke shfrytëzuar kapitalin që kemi në Shqipëri?
  • Si mund të aksesojmë projekte dhe grante në organizma ndërkombëtarë si BERZH, Banka Botërore, etj.
  • Nga vetë grupi doli sërish si nevojë bashkëpunimi dhe ndërlidhja e zonjave në Shqipëri që kanë një biznes.

Duke parë interesin e bizneseve të pranishëm në trajnim Dhoma Ekonomike e Gruas së shpejti do të organizojë trajnime të tjera me temat që erdhën si nevojë e vetë bizneseve.

Lexo: Industria e eventeve dhe COVID – 19: Vlera e një eventi virtual në kohë pandemie

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0