Vendimi i gjykatës gjermane mund të copëtojë Bashkimin Europian

Vendimi i gjykatës gjermane mund të copëtojë Bashkimin Europian

Bashkimin Europian

Një gjykatës i lartë i BE-së paralajmëroi se vendim i fundit i marrë nga Gjykata Kushtetuese Gjermane për blerjen e bonove të thesarit në 2015 nga Banka Qendrore Evropiane, rrezikon të çmontojë shtetin e së drejtës në BE dhe ndoshta edhe vetë Bashkimin Europian.

Më 5 maj, gjykata gjermane vendosi që blerja e bonove në 2015 nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e paligjshme sipas ligjit gjerman, vetëm nëse BQE mund të sigurojë një arsyetim të duhur brenda tre muajve të ardhshëm. Vendimi është interpretuar gjerësisht si sfidë ndaj pavarësisë së autoritetit më të lartë ligjor të BE-së, Gjykata e BE-së, e cila kishte lejuar programin e blerjes së bonove.

Në një deklaratë të pazakontë publike, për POLITICO.eu, Marc van der Woude, presidenti i Gjykatës së Përgjithshme të BE-së, gjykata e dytë më e lartë evropiane, e përshkroi vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjermane si “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në funksionimin e shtetit ligjor në Evropë” dhe paralajmëroi se mund të inkurajojë daljen e disa vendeve nga BE.

Lexoni: Pandemia paraqet rreziqe të reja, BE krijon njësinë kundër krimit financiar

Duke thënë se gjykata e BE ka vepruar në një mënyrë “jo të kuptueshme” dhe “ultra vires”, (përtej ligjit) ose përtej autoritetit të saj, gjykatësit gjermanë dhanë një vlerësim turpërues për homologët e tyre evropianë. Si pasojë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se po mendon të fillojë një procedurë shkeljeje kundër Gjermanisë.

Në fjalën e tij, van der Woude e përshkroi vendimin gjerman si një rrezik për rendin juridik “të brishtë dhe delikat” të BE-së dhe paralajmëroi se do të “gërryejë lidhjet e besimit midis të gjitha gjykatave të BE-së dhe do të minojë shtetin e ligjit, mbi të cilin Bashkimi Evropian është i bazuar”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0