Vende të reja pune. Pas 31 dhjetorit kompania e udhëtimit hap dyert në Shqipëri - Business Magazine Albania

Vende të reja pune. Pas 31 dhjetorit kompania e udhëtimit hap dyert në Shqipëri

Prej 31 dhjetorit të këtij viti, kompania “Ryanair” do të nisë fluturimet në Shqipëri pas firmosjes së marrëveshjes.

Përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se do të realizohen 200 fluturime në javë në 17 destinacione.

Rama nënvizon më tej se kompania do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës si dhe ofrimin e mundësive për fluturimeve direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve evropiane.

Kompania e fluturimeve Ryanair gati prej 31 dhjetorit të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë. 200 fluturime në javë në 17 destinacione.

Ryanair planifikon krijimin e vendeve të reja të punës, si edhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve europiane”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shpjegon se “Shqipëria turistike po rritet çdo muaj; vetëm për shtatorin numri i vizitorëve të huaj ishte 1.1 milionë, 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0