Varfëria përkrah edukimit financiar. Gjysma e popullsisë me njohuri financiare mesatare ose të dobët - Business Magazine Albania

Varfëria përkrah edukimit financiar. Gjysma e popullsisë me njohuri financiare mesatare ose të dobët


Shkollat na mësojnë si të sigurojmë një punë, por sa nga ne (përjashtuar studentë në fushën e ekomonisë), marrin njohuri për financat, menaxhimin, pra një edukim financiar.

Është fakt i pamohueshëm që varfëria dhe mungesa e edukitmit financiar të shqiptarëve ka një lidhje të fortë. Çdonjëra bëhet barrë për tjetrën.

Në një anketim të prezantuar nga Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, lidhur me gjendjen ekonomike dhe njohuritë financiare të shqiptarëve. 27% e të intervistuarve thonë se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre nuk janë në gjendje të kursejnë para.

Në zonat urbane, 64% e të intervistuarve u shprehën se nuk mund të kursejnë asgjë nga pagat e tyre. Në zonat rurale, kjo shifër arrin në 71%.

Kjo tregon se varfëria është faktor i drejtpërdrejtë pengues në rritjen e nivelit të kulturës financiare. Në tre viteve të fundit, rreth 80% e të intervistuarve thonë se nuk kanë marrë shërbime financiare.

Gati gjysma e të anketuarve pranojnë se njohuritë e tyre financiare janë mesatare ose të dobëta.

Të gjitha këto të dhëna të sondazhit, nxjerrin në pah nevojën për të rritur përfshirjen financiare, me qëllim që shqiptarët të njohin dhe të përdorin më shumë produktet financiare për të përmbushur nevojat e tyre.

Institucionet e mikrofinancës mund të mbështesin me financime atë pjesë të shoqërisë që e ka vështirësi të kenë akses në sistemin bankar.

Për nga vlera, mikrofinanca ka dhënë rreth 5% të totalit të huasë në ekonomi, ndërsa numri I huamarrësve është 100 mijë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.”
— Michael Bobak
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0