Ushqim, gjumë, ushtrime. Pse janë të rëndësishme këto tre gjëra për suksesin tuaj?

Ushqim, gjumë, ushtrime. Pse janë të rëndësishme këto tre gjëra për suksesin tuaj?


Ne jo gjithmonë kujdesemi për veten, ashtu si duhet. Dhe kjo ndoshta vjen për faktin që kemi një jetë të ngjeshur me punë dhe aktivitete. Pavarësisht se sa mundësi kemi të kujdesemi për veten, një gjë duhet t’a dimë që të gjithë, shëndeti është primar.

Ai vjen para punës. Nëse ne nuk jemi të shëndetshëm, ç’kuptim ka të jemi të suksesshëm? Ushqyerja, gjumi dhe ustrimet fizike janë baza e një jete të shëndetshme dhe ju nuk duhet t’i injoroni ato.

Ushqimi
Ju keni nisur aktivitetin tuaj herët dhe tani është koha për t’u ushqyer. Opsioni më tërheqës duket të jetë ushqim i shpejtë me yndyrë dhe ultra i përshtatshëm. Apo ndonjë vakt të lehtë, me sallatë dhe ushqime të kripura.  Por gjithë këto kalori që merrni nga këto ushqime a ju ndihmojnë të përqëndroheni në punë (pas ushqimit)?

Ajo që hani ndikon në produktivitetin tuaj në mënyra të ndryshme, kështu që bëni kujdes kur ushqeheni. Një studim i Harvard Business Review tregon, se si ushqime të ndryshme ndikojnë në produktivitetin tuaj. Ron Friedman, autor i studimit thotë se ushqimet ndikojnë në produktivitet, pasi personat që konsumojnë pak ushqime me yndyrë dhe më shumë fruta dhe perime, ishin më të lumtur sesa personat që konsumojnë vakte me yndyrë të tepruar.

Gjumi
Kur keni një jetë aktive në punë edhe orët tuaja ikin si pa kuptuar. Ju shkoni në zyrë herët, para lindjes së diellit dhe largoheni vonë. Në shtëpi, ju nxirrni laptopin tuaj për të “përfunduar disa gjëra”. Pra jeni gjithmonë nën tensionin e punës dhe gjumi juaj çrregullohet disi.

Për disa kjo ndoshta është mënyra më e mirë për të arritur produktivitet, por në fakt është e lodhshme. Në fakt performanca juaj do “të vuajë” nëse ju nuk flini aq sa duhet.  “Dobësimi” i gjumit lidhet me nivele të larta të stresit, nivele më të larta të presionit të gjakut dhe funksionim më të ulët të trurit.

Lexo: Si ndikon muzika në produktivitetin tuaj?

Por si t’a luftoni këtë pjesë? Krijimi i një orari pune të rregullt ju vjen në ndihmë. Nëse punoni kryesisht nga shtëpia, krijoni orë pune përfundimtare, duke u siguruar që i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të pushuar pas përfundimit të punës.

Ushtrimet
Të punuarit freeleancer, ju ndihmon të mos stresoheni apo kaloni në depression, pasi jeni të lirë t’a bëni punën tuaj kur të doni dhe nga ku të doni. Ndonjëherë stresi mund të marrë nga ne pjesën më problematike, (yndyrnat), pasi ai në disa ratste çon në humbje peshe. Ushtrimet e rregullta largojnë depresionin dhe një numër të madh ngarkese mendore, që ju bëjnë më të vështirë arritjen e suksesit.

Programoni 30 minuta stërvitje çdo ditë, qoftë kjo stërvitje në palestër apo vrap nëpër hapësira publike. Trajtojeni stërvitjen tuaj si një aspekt thelbësor të suksesit tuaj. Vetë-mirëmbajtja është thelbësore për suksesin tuaj, sepse ju lejon të shkoni më tej, të merrni më shumë punë dhe më e rëndësishmja, të jeni të lumtur duke e bërë atë.

Success

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0