Ursa Major, startup-i që rrëzon stereotipet gjinore për produktet kozmetike
Përditësuar së fundmi: 07/02/2020

Ursa Major, startup-i që rrëzon stereotipet gjinore për produktet kozmetike

Share
nga Melsena Danglli
Shk 07, 2020

Ursa Major është një nga markat e produkteve të kujdesit personal, e cila po rritet shumë shpejt, duke hedhur poshtë streotipet gjinore. Markat që ofrojnë produkte të tilla janë një hap i madh në industrinë e bukurisë. Suksesi i startup-it të mëposhtëm tregon arsyet e ndërmarrjes së këtij hapi.

Kur dy amerikanët, Emily Doyle dhe Oliver Sweatman u zhvendosën nga New York për në Vermont në vitin 2019, ata kishin në plan të fillonin një biznes të ri dhe të jetonin një jetë më të shëndetshme. Doyle kishte punuar në sektorin e shitjeve të produkteve kozmetike dhe kujdesit për flokët, ndërsa Sweatman sapo kishte shitur kompaninë e produkteve të bukurisë, ku kishte punuar prej vitesh. Ata vunë re se përdornin shumë produkte kozmetike të përbashkëta, kështu që vendosën të krijojnë një linjë produktesh bimore dedikuar kujdesit ndaj lëkurës. Ata donin produkte që mund t’i përdornin edhe vetë.

“Ne menduam, pse të gjitha këto produkte hidhen në treg duke u bazuar tek gjinia?”, thotë Doyle. “Ishte vërtet një mendim që na bëri të vinim në vete. Për ne është e rëndësishme t’u dedikohemi produkteve të shëndetshme, në vend të produkteve që përdoren thjesht për t’u zbukuruar”.

Themeluar në vitin 2009, kompania e tyre, Ursa Major ka lançuar krem rroje, deodorant, krem trupi dhe më shumë se 10 produkte të tjera, të gjitha të paketuara shumë thjesht.

Lexo këtu: Farmacistja që po zhvillon linjën e saj të kozmetikës

Ursa Major ishte kompania e parë që hodhi në treg produkte të kujdesit personal që mund të përdoreshin nga të dyja gjinitë, një segment që tashmë po rritet në industri. Tashmë, shumë startupe dhe kompani të konsoliduara po synojnë të praktikojnë këtë trend. Non Gender Specific, themeluar në 2018, u vetëquajt si “markë për të gjithë njerëzit”. Vitin e kaluar, Bic lançoi një linjë produktesh të tjera pa specifika gjinore në Amanzon. Lululemon nxorri një koleksion të produkteve të kujdesit personal pa specifika gjinore, të dedikuara atletëve dhe linja natyrale Schmidt hodhi në treg një deodorant pa specifika gjinore duke përdorur si imazh Justin Bieber.

Një vit pas themelimit, Ursa Major lançoi kremin e ri të rrojës. Ky ka qenë momenti kur biznesi i tyre filloi të rritej. Pasi biznesi pati sukses, vendosën të krijojnë një ose dy produkte të reja çdo vit. “Brenda vitit 2015 marka arriti të shtojë 50% të fitimeve. Në vitin 2020  synojmë të arrijmë 10 milionë dollarë të ardhura”, thotë CEO i Ursa Major.

Produktet e kompanisë janë shitur nga outfitters si REI dhe Free People, në dyqane të produkteve natyrale, nga linja produktesh bukurie si Credo dhe Detox Market, klientët e te cilëve janë kryesisht femra. Qendrat tregtare nuk janë opsion për shitjen e produkteve tona, sepse ato shesin duke u bazuar tek gjinia, thotë Swetman.

Vetëm një e treta e të ardhurave të kompanisë vijnë nga shitjet tek dyqanet me pakicë, pjesa tjetër e të ardhurave është e ndarë thuajse në mënyrë të barabartë midis shitjeve që bëhen nga Amazon dhe shitjeve të drejtpërdrejta nga website-i i Ursa Major.

Pastërita

Ursa Major është e pozicionuar mirë në treg dhe ka mundësi të shfrytëzojë dy faktorë për të rritur fitimet: konsumatorët duan të hedhin poshtë stereotipet gjinore, pa bërë dallim se kush mund t’i përdorë produktet e tyre. Gjithashtu, konsumatorët kërkojnë siguri në produktet që përdorin për kujdesin personal. Ursa Major ofron produkte që janë etike me përbërës të shëndetshëm dhe pro-mjedisit. Analizuesi i Industrisë së Bukurisë, CB, e vlerëson tregun botëror të produkteve bimore dhe organike si industri 22 miliardë dollarëshe.

Edhe pse termat “i pastër” dhe “jo-toksik” janë terma që nuk kanë shpjegime specifike në treg, ato u referohen produkteve që nuk përmbajnë kimikate, të cilat janë të dëmshme për shëndetin. Ursa Mayor përdor vetëm përbërës bimorë të testuar dhe nuk janë aspak të dëmshëm.

“Startup-et si Ursa Major kanë avantazhe më shumë sesa kompanitë e mëdha pikërisht sepse i përgjigjen këtij trendi”, thotë Larissa Jense, zv/presidente dhe këshilltare për industrinë e bukurisë në firmën që bën kërkime, NPD Group. Një nga sfidat me të cilat po përballet Ursa Major është rritja e konkurrencës në treg.

Duke qenë se markat që lançojnë produkte bimore, pa bërë dallime gjinore po shtohen, startup-et duhet të gjejnë një mënyrë të re për t’i mbijetuar tregut. Për themeluesit e Ursa Major, kjo do të thotë se duhet të bëjnë paketime më të qëndrushme. Së fundi, kompania po i prodhon shishet e paketimeve me material 100% të riciklueshëm dhe po dyfishon marketingun e markës tek klientët e targetuar. “Produkte efektive dhe të pastra do të jenë ato që do na garantojnë qëndrueshmërinë”, thotë Sweatman. “Me gjithë këto gjëra të reja, çfarë pritet në të ardhmen?

Inc

 

Subscribe në kanalin tonë në YouTube