Universiteti Europian i Tiranës shpall fituesit e kompeticionit “Ideja më e mirë e biznesit 2022” - Business Magazine Albania

Universiteti Europian i Tiranës shpall fituesit e kompeticionit “Ideja më e mirë e biznesit 2022”

Universiteti Europian i Tiranës

Universiteti Europian i Tiranës, organizoi për të 10-in vit radhazi me studentët e degës së Menaxhim Biznesit në Universitetin Europian të Tiranës, kompeticionin “Ideja më e mirë e biznesit”, i cili promovon dhe mbështet idetë që studentët e rinj kanë në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit. 

Ky konkurs i motivon dhe i nxit studentët që të jenë kreativë dhe të guximshëm në idetë e tyre por njëkohësisht u jep mundësinë që teorinë ta shndërrojnë në praktikë.

Idetë iu  prezantuan një jurie profesioniste, e përbërë nga: Administrator i UET-Tildi Çadri; Anisa Hysi, Drejtore e Burimeve Njerëzore në “Orion Construction”; Ketrina Çabiri, Drejtore e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve dhe Ndërkombëtarizimin në UET; Jona Babameto, Menaxhere e Financës në Gorenje Albania dhe Brian Shkodrani, Themelues i Smartup Digital. Ata vlerësuar të gjitha idetë pjesëmarrëse dhe i kanë nxitur studentët t’i realizojnë ato.

Në fund të konkursit u akorduan dy bursa për shkëmbim studentor Erasmus + nga Administratori i UET, Z. Tildi Cardi për sipërmarrjen “Win Cycle” studenteveve Joana  Hoxha dhe Nensi Janina.

Biznesi “HEPO” i ideuar nga studentët Orialda Toli, Flori Gjonaj, Essio Guni dhe Marko Palokaj u shpërblye me një çmim monetar nga Anisa Hysi, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në “Orion Construction”, që të nxiten për të vazhduar me sipërmarrjen e tyre.

Gjithashtu studentët e idesë së biznesit “K.E.S.A” Altea Veria, Enida Qalliu, Zinete Xhafaj dhe Serxhio Coku ishin fituesit e një intershipi dhënë nga Brian Shkodrani në Smartup Digital.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0