Ulet çmimi i naftës, rritet benzina, gazi i pandryshuar - Business Magazine Albania

Ulet çmimi i naftës, rritet benzina, gazi i pandryshuar

Konfindustria

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimin e ri të naftës duke e ulur me 4 lekë. Duke filluar nga sot në orën 6 të pasdites nafta do të shitet me 216 lekë për litër. Ky është vendimi i dytë për ulje, ndërsa pak ditë më parë Bordi vendosi një tjetër ulje me vetëm me 1 lekë për litër.

Benzina nga krahu tjetër është rritur me 1 lek dhe do të shitet me 200 lekë për litër.

Gazi vijon të qëndrojë i pandryshuar në çmim dhe do të tregtohet me 80 lekë për litër.

Rënia e çmimit të naftës vjen pas uljes së saj në tregjet ndërkombëtare, ku nafta e papërpunuar blihet me rreth 96 dollarë për fuci, nga nivelet maksimale të 130 dollarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0