U diplomuan në Tiranë, suksesin e korrën jashtë

U diplomuan në Tiranë, suksesin e korrën jashtë


Kanë përfunduar studimet në universitetet e Tiranës dhe suksesi i tyre ka arritur të kalojë kufijtë. E përmendin me krenari faktin që kanë studiuar në Shqipëri dhe kjo është si një vlerë e shtuar për vendin e universitetet.  Ato punojnë në kompanitë më të mira në botë.Edhe pse Shqipëria nuk i dha mundësinë për të zhvilluar një karrierë të suksesshme, ai mori bazat e shëndetshme në fushën e inxhinierisë, për t’a bërë suksesin në Amerikë. Arben Cenko falë përvojës shumëvjeçare dhe njohurive të marra në universitet, ka arritur që studimet e tij të publikohen me sukses në USPTO ( United States Patent and Trade Office), tre patenta që kanë lidhje dhe po përdoren nga kompania në të cilën ai aktualisht punon.

Ndër vite ai ka punuar në disa poizicione të rëndësishme në kompanitë si OCLAP Srl (1996- 2001) në pozicionin e Menaxherit të Paisjeve/Stampave. Në Regaskiss (ITW) Product Design Engineer nga 2001 -2008 Windsor Ontario/Canada. MART WELD & AUTOMATION Inc. 2008-2011 si zëvendës President i Kërkim, Zhvillim, Projektim i Oldcastle, Ontario/Canada, Synchron Design & Automation, si konsulent për Kërkim-Zhvillim-Projektim në fushën e automateve dhe robotëve si dhe Abicor Binzel Inc 2016, ku është aktualisht si Menaxher në Kërkim-Zhvillim-Projektim.

Lexo:  Arben Cenko, inxhinieri i suksesshëm në Amerikë falë studimeve në Tiranë

Aleksandër Bello është 25 vjeç, por përvoja dhe idetë e tij nuk kanë lidhje me moshën. Është pa dyshim një mendje e ndritur, që e tejkalon moshën biologjike. I riu nga Tirana, prej mëse 2 vitesh punon në kompaninë WhatsApp, në Karolinën e Veriut, në pozicionin e inxhinierit të software-ëve. Mirëpo veç kësaj, kompania i ka besuar edhe një detyrë tjetër të rëndësishme: atë të identifikimit dhe përfshirjes së talenteve të reja në këtë fushë. Për një djalë që kishte studiuar në gjimnazin “Harry Fultz” në Tiranë, ishte e paimagjinueshme të bëhej pjesë e një kompanie gjigante.

Lexo:  Aleksandër Bello, shqiptari që punon prej dy vitesh në kompaninë globale, WhatsApp

Durim Klaiqi student në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT dhe që është pjesë e stafit të kompanisë botërore të Samsung. Aty ai mban pozicionin si Theme Designer, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie. Klaiqi arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portofol që jepte shembuj konceptual për stilin e dizajnit, e cila u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike e dizajnit. Klaiqi është duke punuar në sektorin kompanisë së quajtur “Samsung Themes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0