A jeni në gjendje t’i ndiqni mediat sociale?! Pas TikTok, Twitch është një tjetër pltaformë që po tërheq vëmendjen e përdoruesve. Faqja e livestream dhe video-lojërave, ka nisur në 2011-ën. Por tre vite më pas u ble nga Amazon dhe së fundi po rritet me ritme të shpejta.
Sot Twitch, në të gjithë botën ka një mesatare ditore prej 26.5 milionë vizitorësh dhe mbi 6 milionë transmetues çdo muaj. Vitin e kaluar totali i minutave të shikuara ishte 600 milionë. Më shumë se gjysma e përdoruesve janë të moshës midis 18 – 34 vjeç dhe 14% janë nën 18 vjeç.
Në shtetin fqinj Itali, rreth 4 milionë persona shfaqen në Twitch çdo muaj. Ata janë kryesisht burra (67%) dhe studentë (24%), të interesuar në teknologji, shkencë dhe muzikë.
Tëitch është një lloj YouTube i dedikuar për video-lojëra. Por ata që kanë një kanal, nuk ngarkojnë video, thjesht transmetojnë drejtpërdrejt, ndërsa mundësohet edhe komunikimi mes anëtarëve.
Një prej shqetësimeve të shfaqura është se në këtë platform mund të postosh çdo gjë, ndaj mund të hasësh lojtarë që bëjnë deklarata raciste dhe seksiste.