TVSH e qumështit nuk ndryshon. Por, fermerët financohen 10 lekë/litër - Business Magazine Albania

TVSH e qumështit nuk ndryshon. Por, fermerët financohen 10 lekë/litër


Ndërsa fermerët e agropërpunuesit vijojnë të protestojnë për skemën e rimbursimit të TVSH-së qeveria ka vendosur të mbajë të njëjtën formë taksimi, duke ofruar një tjetër lehtësi për fermerët. Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi është shprehur vendimi aktual për rimbursimin e TVSH-së me 6% është dukshëm më i  favorshëm për fermerët krahasuar me  skemën e parë të rimbursimit të agropoërpunuesit me 20%.

Ndërkohë qeveria ka marrë vendosur të kompensojë fermerët me 10 lekë për një litër qumësht të shitur.

Lexo: TVSH për bujqësinë, fermerët nuk ndalin protestat

Në këtë rast, nuk do të ketë kufizime për numrin minimal të krerëve që mbarështon ferma.

Në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë theksohet se për të përfituar kompensimin fermerëve u mjafton vetëm fatura tatimore.

Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 Prill pranë Agropikave dhe zyrave të Bujqësisë në qarqe. Ato do të jenë me kosto zero për fermerët.

Sipas ministrit Çuçi, “Kjo masë e marrë është një mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët e sektorit të blegtorisë dhe është gjithashtu një reagim në kohën duhur i shqetësimit të tyre pas ndryshimit të skemës së kompensimit të TVSH-së nga 20% në 6%”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0