Turizëm, Thethi llogarit 15,000 turistë, 70% të huaj - Business Magazine Albania

Turizëm, Thethi llogarit 15,000 turistë, 70% të huaj


Zonat malore të Thethit dhe Valbonës kanë rritur ndjeshëm interesin e turistëve të huaj. Sipas të dhënave të shoqatave të turizmit, vetëm Thethi është vizituar gjatë këtij sezoni nga 15,000 turistë. Rreth 70% e turistëve janë të huaj, nga vende kryesisht gjermanofolëse ( si Austria, gjermania, etj), por edhe nga Franca, Polonia, Anglia etj. Ndërsa më i madh ka qenë numri i turistëve që kanë vizutuar Valbonën, pasi është e aksesueshme në më shumë rrugë. Por, ndryshe nga Thethi, Valbona preferohet edhe nga turistët shqiptarë. Ekspertët thonë se ky turizëm ka zhvilluar në mënyrë të ndjeshme ekonomitë e këtyre zonave. Madje ka nxitur edhe një formë transporti me kuaj, ku të huajt paguajnë për këtë shërbim 50 euro.
Të huajt shfaqin interes edhe për realizimin e itinerarit të projektit “Maja e Ballkanit” ( Peaks of Balkans) që parashikon lëvizje në alpe për pjesën e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0