Turizëm, një tjetër media franceze vendos Shqipërinë në trendin e 2016-ës - Business Magazine Albania

Turizëm, një tjetër media franceze vendos Shqipërinë në trendin e 2016-ës


Pas pestigjiozes “Le Figaro”, një tjetër media franceze këtë herë online “Skyskanner” rendit Shqipërinë ndër destinacionet “top” të turizmit për vitin 2016. Vendi ynë renditet shteti i katërt. Në shkrim bëhet një vlerësim si destinacione të mundshme turistike për vitin e ardhshëm, për pesë shtete dhe 6 qytete, të cilat duhet të vizitohen.

“A dëshironi aventurë, diell apo një ndryshim skenari? Zbuloni se cilat mund të jenë disa nga këto destinacione. Ato janë të pasura me kulturë, aktivitete dhe janë destinacione që ‘shkëlqejnë’’ shkruan “Skyskanner”.

 

Qytet më në trend për 2016-ën

Për fundjavat e gjata me familjen, shoqërinë ose për vetmitarët tri janë qytetet europiane që do të jenë tendencë për vitin e ardhshëm, ku padyshim mbizotërojnë ato italiane.

1. Alghero – Sardenja

Ky qytet përfaqëson traditat dhe katalanase, ndërsa ofron një sërë aktivitetesh multikulturore.

2. Napoli

Mirësevini në jug të Italisë! Mund të vizitoni qendrën dhe të ecni në rrugën “Via San Gregorio Armeno” plot me rrënoja napolitanë.

3. Pisa

Mos humbisni të viziotni kullën e famshme. Nëse shkoni në verë vizitojeni më mirë me biçikletë.

4. Havana

Një destinacion romantik, ku nuk mungon argëtimi nën tingujt e çmendur të muzikës.

5. Moska

Një kryeqytet dinamik, kozmopolitikan. Muze pa fund, shëtitje në parkun Gorki, apo në lumin e Moskës.

6. Tokio

Tradicionale dhe moderne, kjo është çka ofron qyteti në zemër të Japonisë. Ju do të zbuloni tempuj, muzeume dhe restorante fantastike. Mos lini pa vizituar edhe tempullin Sensoji.

 

Shtetet më trendi për 2016-ën

 1. Kuba

Një destinacion plot, ngjyra, jashtë çdo skenari. Ka një gjeografi dhe kulturë të pasur. Mund të bëni sport, por edhe të relaksoheni, do të kenaqeni pa masë. Mos ikni nga Kuba pa shijuar rumba, mambo apo salsa.

2. Rusia

Për një udhëtim të pasur, ju ofrohet Rusia. Territori është aq i madh sa nëse nuk do të gjeni atë që kërkoni askush nuk do t’ju besojë.

3. Kepi i Gjelbër

Toka e vullkaneve është një mrekulli. Janë dhjetë ishuj që gjenden në pjesën perëndimore të brigjeve të Senegalit. Aty gjejnë gjithçka ata që janë të pasionuar pas sportit të zhytjes.

4. Shqipëria

Nëse jeni duke kërkuar për një destinacion të qetë dhe larg zhurmave dhe turmave atëherë Shqipëria bën për ju. Është e mbushur me cepa parajse. Ju mund të shijoni brigjet e jugut te vendit dhe të zhyteni në ujërat e plazhit të Vlorës.

5. Sllovenia

Mes detit dhe skive, Sllovenia ka se çfarë të ofrojë. E pozicionuar në veri të Kroacisë dhe në jug të Austrisë është një destinacion që ia vlen të vizitohet.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0