Turistët e huaj, gjueti në dyqanet më të shtrenjta të Stambollit

Turistët e huaj, gjueti në dyqanet më të shtrenjta të Stambollit


Turqia vendosi tarifa për produktet e SHBA (duke përfshirë 120% detyrime për makinat, 140% mbi alkoolin, 50% në oriz). Presidenti i Turqisë Erdogan gjithashtu njoftoi bojkotin e produkteve elektronike të SHBA (duke përfshirë iPhone).

Lexoni: Turqia bojkoton iPhone. Erdogan: “Do të mbrojmë pavarësinë e ekonomisë sonë”

Dhe lira bie e bie…

Ndërkohë, vizitorë nga Emiratet e Bashkuara janë mbledhur përpara dyqaneve luksoze si Louis Vuitton dhe Chanel. Kriza e lirës ka bërë që shumë produkte të jenë shumë më të lira për klientët e huaj. Një klient nga Kuvajti i cili erdhi me tre valixhe të mëdhaja thotë: “Ne po blejmë rroba, ne po blejmë make-up, ne po blejmë markat më të njohura.”

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të ruajë krenarinë kombëtare turke dhe kërkon që të largohen monedhat e huaja, si dollari dhe euro.

Gazeta Sözcu raporton se pronarët e bizneseve japin falas një qebap, çaj ose prerje flokësh për këdo që mund të provojë se ka shkëmbyer 100 dollarë për lira. Agjencia shtetërore e lajmeve DHA tregon imazhe të kartmonedhave të dollarit duke u djegur.

Në një protestë kundër monedhave të huaja, ata u bëjnë thirrje të gjithë turqve të kthehen vetëm te lirat: “Ne nuk jemi të pasjellshëm, ne besojmë në Zot, dhe ne nuk duam të jemi harbut ndaj Zotit”. “Perëndia e Amerikës është paraja, Perëndia jonë është Allahu.”

Arsyeja për mosmarrëveshjen midis Turqisë dhe SHBA: Erdogan ka kërkuar prej një kohe të gjatë ekstradimin e armikut të tij, Fethullah Gylen, të cilin presidenti dyshon se qëndronte pas përpjekjes së grushtit të shtetit në vitin 2016.

/Bild

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0