Dokumentet janë pjesë e një padie nga aksionarët e Facebook kundër bordit, i cili është akuzuar se nuk përfaqëson më interesat e investitorëve, duke rënë dakord për planin e propozuar nga Zuckerberg. Padia fokusohet në një ndryshim në strukturën e aksioneve të Facebook-ut.
Në padinë në fjalë, nuk është zbuluar se çfarë roli do të ketë Zuckerberg në administratën e re. Nëse ai do të shkojë në qeveri, me siguri do të punojë me bashkë-themeluesin dhe anëtarin e bordit të Facebook Peter Thiel. Thiel është aktualisht pjesë e kabintetit qeveritar të presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Themeluesi i Facebook, i cili mban shumicën e aksioneve dëshiron të jetë në gjendje të shesë aksionet për të financuar përpjekjet e tij filantropike, por pa humbur kontrollin e kompanisë. Zuckerberg propozoi krijimin e një klase të re të aksionesh për veten e tij, siç tregojnë edhe dokumentet dhe bordi përfundoi duke rënë dakord me planin e tij.
Njëri nga anëtarët e bordit të “Facebook”, Erskine Boeles, i cili është edhe shef i stafit të ish-presidentit Bill Clinton, tha se ishte i shqetësuar për kërkesat e Zuckerberg për të shërbyer dy vite në qeveri, pa humbur kontrollin e Facebook.
Burimi: uk.businessinsider.com