Tropoja me muze të ri, BE marrëveshje për rikonstruksionin e godinës - Business Magazine Albania

Tropoja me muze të ri, BE marrëveshje për rikonstruksionin e godinës

Bashkia Tropojës në bashkëpunim me Zyrën e Integrimit Europian nënshkruan marrëveshjen e projektit për rikonstruksionin dhe vënien plotësisht në funksionim të muzeut.

Numri i madh i turistëve vendas dhe të huaj që po vizitojnë rajonin e Tropojës në vitet e fundit ka sjellë nevojën e ri ngritjes së këtij institucioni të rëndësishëm për memorien e kësaj zone me vlera kulturore dhe tradita.

Dy zyrat e Integrimit Europian të Tropojës dhe të Tivarit në Malin e Zi fituese të projektit që punojnë në partneritet, nënshkruan marrëveshjen me kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberi për fillimin e punimeve të vënies në punë të Muzeut të Tropojës .

Ky muze është dëmtuar shumë duke humbur edhe një mori objektesh të rëndësishme që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Njëkohësisht dëme kanë pësuar disa piktura të mëdha murale mjaft të rëndësishme nga lagështia pasi mbulesa e çatisë është e dëmtuar.

Ndaj gjetja e fondeve për  rehabilitimin e plotë të muzeut nga Bashkia dhe zyra e Integrimit Europian në Tropojë është një hap pozitiv për kulturën e kësaj treve por edhe vënien në funksion të muzeut ndaj turisteve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0