Trend negativ/ Papunësia rritet në tremujorin e katërt, poshtë parashikimeve - Business Magazine Albania

Trend negativ/ Papunësia rritet në tremujorin e katërt, poshtë parashikimeve

Tregu i punës po vazhdon të japë shenja mjaft të dobëta sa i përket rimëkëmbjes. Në tremujorin e katërt të vitit 2021 papunësia është rritur me 0.1% në krahasim me një tremujor më parë, pa mundur të mbajë ritmin pozitiv.

Shifra e papunësisë në vend vazhdon të mbetet dyshifrore në nivelin 11.4%, pa u rimëkëmbur nga goditja që i dha pandemia. Megjithatë,  është më e ulët nga niveli i lartë prej 11.9% në fillimin e vitit.

Lexo edhe: Papunësia ulet në 3-mujorin e tretë, por rikuperimi është i ngadaltë

Alarmues është fakti se në bujqësi punësimi është ulur me 5,3% në krahasim me një vit më parë. Në sektorin e industrisë dhe shërbimeve është rritur.

Sipas statistikave, gati 60% e forcave aktive janë të punësuar, ndërsa sipas shifrave nga zyra e punësimit janë 25 mijë vende të lira pune, që nuk po plotësohen nga tregu vendas. Një faktor kryesor për këtë është emigrimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0